POLITIKATË FUNDIT

MASH: Kina ndan dy bursa për studentët nga Maqedonia e Veriut, për vitin akademik 2027/2028

Qeveria e Republikës Popullore të Kinës do të ndajë dy bursa për vitin akademik 2027/2028, për studime deridiplomike (të rregullta), master, doktoratë dhe specializime, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përcjell TV21.

Afati i fundit për aplikim është 15 janari 2027. Deri në këtë datë, kandidatët që aplikojnë online duhet të dorëzojnë edhe një kopje të formularit të aplikimit në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Përzgjedhjen e kandidatëve do ta bëjë Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shkup.

Kandidatët e pranuar do t’i fillojnë studimet në shtator të vitit 2027.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *