Maqedonci pret komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot mirëpriti komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Roberto Vergori, të cilin e uroi për marrjen e detyrës së re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e mandatit të tij.
“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, rëndësia e komunikimit dhe koordinimit të vazhdueshëm, si dhe avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe KFOR-it”, thuhet në njoftimin për media.
