POLITIKATË FUNDIT

“Lumir i mbijetoi skenarit Lushtaku–Grenell”, Familja e Haki Imerit trazon LDK-në me mesazhin e fuqishëm

Familja e veprimtarit të ndjerë Haki Imeri ka reaguar pas zhvillimeve të fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke shprehur mbështetje për kryetarin Lumir Abdixhiku dhe duke bërë akuza ndaj grupeve që, sipas tyre, kanë vepruar kundër tij. Në reagim përmenden edhe emrat e Sami Lushtakut dhe ish-emisarit amerikan Richard Grenell, ndërsa familja Imeri pretendon se Abdixhiku i ka mbijetuar përpjekjeve për ta dëmtuar politikisht.

Në mesazhin e publikuar, familja e Haki Imerit kërkon që LDK-ja të fokusohet në krijimin e institucioneve stabile dhe të shqyrtojë bashkëpunimin me Albin Kurtin dhe Donika Gërvallën, duke argumentuar se një orientim i tillë do ta forconte partinë dhe do t’i shërbente interesit të Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Reagimi përmend gjithashtu kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për të cilin pretendohet se është përpjekur të dëmtojë pozitën e Abdixhikut brenda partisë, ndërsa i bëhet thirrje kreut të LDK-së që të bashkojë elektoratin rugovian dhe ta mbajë partinë larg aleancave me PDK-në.

Reagimi i plotë

Miq,

-Lumir Abdixhiku i mbijetoi dhe e mposhti grupin e lidhur me Sami Lushtakut dhe Rik Grenellit.

-Prioriteti i LDK-së duhet të jetë ndërtimi i institucioneve stabile.

-Këtë e kërkon vullneti i qytetarëve dhe këtë e kërkon interesi i shtetit.

-Një marrëveshje me Albin Kurtin dhe Donika Gervallen për krijimin e institucioneve do ta forconte LDK-në dhe do t’i çmontonte grupet hibride e kriminale…

-Perparim Rama u përpoq t’ia ngulte thikën pas shpine Lumir Abdixhikut.

– Por nuk ia doli.

-Lumir, tani e ke mundësinë ta bashkosh elektoratin rugovian.

-Mbaje LDK-në larg PDK-së dhe larg atyre që, sipas bindjes tënde, dhe tones veprojnë për ta dëmtuar partinë nga brenda, dhe jashte.

-Urime fitorja!

-Nëse je i përkushtuar për ndërtimin e shtetit në bashkëpunim me Albin Kurtin, do te kesh mbeshtetje.

-Në zgjedhjet e ardhshme, nëse krijohen kushtet, një koalicion me

-Albin Kurtin dhe Donika Gërvallën mund të jetë rruga për t’iu dhënë fund prapavijav , skenarëve, që dëmtojnë Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *