“Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani po veprojnë së bashku”, reagim i ashpër nga familja e Haki Imeri
Familja e Haki Imeri ka reaguar me një deklaratë publike, duke kritikuar ashpër zhvillimet e fundit politike në vend.
Në reagim, ata akuzojnë Lumir Abdixhiku se po vepron në kundërshtim me interesat e shtetit, duke e cilësuar si “kryetar jo legjitim” dhe duke kundërshtuar ambiciet e tij për postin e presidentit. Po ashtu, në deklaratë përmendet edhe Vjosa Osmani, për të cilën thuhet se po bashkëvepron politikisht me Abdixhikun.
Sipas familjes, këto veprime rrezikojnë themelet e shtetit të Kosova dhe i shërbejnë interesave të Lista Serbe.
Në fund, ata bëjnë thirrje për mobilizim qytetar dhe theksojnë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit.
Shkrimi i plotë:
Miq,
-Lumir Abdixhiku ka detyrë t’i shërbejë Edi Ramës, Grenellit, shikut dhe Listes serbe .
-Këto veprime nuk dëmtojnë vetëm LDK-në.
-Ato rrezikojnë edhe vetë shtetin e Kosovës.
-Për interesa të ngushta, po cenohen themelet e shtetit.
-Nje krytar jo legjitim ne kry te LDK kerkon te legjitimohet si President i Kosoves , kjo eshte çmenduri .
-Këtë mision po përpiqen ta realizojnë për hir të opozitës. Ky veprim i konvenon më së shumti Listës Serbe ..
-Prandaj zgjedhjet e ardhshme janë vendimtare. Duhet përgatitje më e madhe se kurrë më parë.
-Duhet mobilizim qytetar. Duhet fitore plebishitare nëse duam që Republika e Kosovës të triumfojë në këtë luftë kundër armiqve të vjetër dhe të rinj, të jashtëm dhe të brendshëm.
-Njerëzit që kërkojnë pushtet për interesa personale nuk duhet të kenë vend në politikë.
– Ata që nuk marrin legjitimitet nga vota duhet të largohen.
-Historia e ka treguar se edhe në kohën e Jugosllavisë, ata që ishin me pushtuesin ishin pakicë. Sot vendos shumica shqiptare.
-Edhe sot, të tillët janë pakicë. Pakica nuk mund të sundojë shumicën.
– Ose qëndron si pakicë, ose largohet nga skena.
-Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani po veprojnë së bashku.
-Me shpresë se do ta realizojnë misionin nderkohe mbrojne njëri-tjetrin. Por nuk e ‘kuptojnë’ se kanë sulmuar vullnetin qytetar dhe shtetin me veprime antikushtetuese.
-Kjo bëhet për interesa edhe personale. Jo për interes publik.
-Lumir Abdixhiku, si kryetar jo legjitim i LDK-së, refuzon zemërgjerësinë e kryeministrit Kurti.
– Kjo zemërgjerësi do ta shpëtonte qytetarin nga zgjedhjet e reja.
-Lumiri kërkon atë që nuk i takon.
-Duke shpresuar se me Vjosa Osmanin do të vijnë bashkë në pushtet, por se veprimet e tyre nuk anashkalohen lehtë nga qytetarët, votuesit.
-Qytetari tashmë i ka kuptuar këto lojërat e tyre .Prandaj jane pakice edhe me pak do te mbesin.
-Së bashku me Vjosa Osmanin, po provojnë fatin politik. Duke rrezikuar Republikën.
