Luiz Ejlli del në protestë në Tiranë bashkë me Kiarën dhe vajzën Luna
Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, ka dalë në mbështetje të protestës që po mbahet këtë të diel në Tiranë, duke iu bashkuar qytetarëve që prej disa ditësh po shprehin pakënaqësitë e tyre për situatën në Shqipëri.
Këngëtari është parë në shesh së bashku me bashkëshorten e tij, moderatoren Kiara Tito dhe vajzën e tyre, Lunën.
Gjatë një prononcimi për mediat, Luizi ka theksuar se gjendja aktuale në vend kërkon një zgjidhje, duke iu referuar zhvillimeve të fundit që kanë nxitur reagime të shumta në opinionin publik.
Protestat, të cilat fillimisht nisën me studentët, janë zgjeruar gjatë ditëve të fundit, duke tërhequr edhe qytetarë të tjerë.
Tubimet janë shoqëruar gjithashtu me tensione dhe përplasje me policinë.
– YouTube www.youtube.com
Pjesëmarrja e Ejllit, kësaj radhe përkrah Kiarës dhe vajzës së tyre, ka tërhequr vëmendje, duke e vendosur këngëtarin mes figurave publike që janë përfshirë në zhvillimet e fundit në Shqipëri.
Përfshirja e figurave të njohura në protesta ka shtuar vëmendjen ndaj situatës në vend, ndonëse pritet të shihet se si do të vijojnë tubimet dhe çfarë ndikimi do të kenë ato në zhvillimet politike e shoqërore në Shqipëri. /Telegrafi/
