Llapi dhe Drita luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare
Llapi dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Llapjanët janë nikoqir të gjilanasve në ndeshjen e cila e hap xhiron e 10-të dhe pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti me fillim nga ora 14:00.
Ekipi i Tahir Batatinës vjen në këtë ndeshje me një formë katastrofike me vetëm një fitore nga nëntë ndeshjet e para dhe pas tri humbjeve radhazi dhe një barazimi, synon t’i kthehet tri pikëve për t’i ikur fundit të tabelës.
Në anën tjetër, ekipi i Ardian Nuhiut ka pasur formë të luhatshme në ndeshjet e fundit, por pas fitores së madhe në udhëtim te Ballkani, synon të vazhdojë me rezultate pozitive dhe pse jo të kthehet me tri pikë nga Podujeva.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme. Llapi : Grote; Aliu, Sorensen, Idrizi; Emini, Kolgeci, Ramadani, Hasani, Selimaj; Ademi, D’Almeida;
Drita : Maloku; Be.Krasniqi, Bytyqi, Pëllumbi, Sheji; Limaj, Dabiqaj, Nguena; Jashari, Krasniqi, Balaj;
