POLITIKATË FUNDIT

LIVE: Tensione në Kuvend: Teuta Haxhiu bllokon foltoren, PDK kërkon mekanizëm për Specialen, vjen thirrja për votuesit shqiptarë në Serbi

Deliu-Kodra: PDK kërkon një mekanizëm profesional për monitorimin e procedurës në Gjykatën Speciale

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra tha se ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po u shkelet të drejtat nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Deliu-Kodra tha në seancën e sotme të Kuvendit se për PDK-në, dretësia për krerët e UÇK-së “mbetet një përgjegjësi e përhershme”.

“Familjet e tyre kanë të drejtë të presin që institucionet e Kosovës të përmbushin detyrën e vet me seriozitet dhe vendosmëri”, tha ajo.

Deputetja kërkoi, në emër të PDK-së, një mekanizëm profesional dhe të pavarur për monitorimin e procedurës në Speciale.

“Prandaj, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, kërkojmë që ky Kuvend dhe Qeveria të mundësojnë mbështetjen e njëmekanizmi profesional dhe të pavarur për monitorimin e procedurës pranë Dhomave të Specializuara, në përputhje të plotë me kornizën ligjore dhe garancitë për pavarësi të gjyqësorit” , tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *