POLITIKATË FUNDIT

LIVE: Rezultate të reja nga KQZ – LVV thellon epërsinë në votat me postë, kjo është renditja e partive

KQZ po vazhdon me procesin e numërimit të votave me postë për kandidatët për deputetë.

Deri tani janë numëruar 39,01 % e votave me postë.

Nga këto vota, Lëvizja Vetëvendosje po prin me një diferencë të madhe të votave, krahasuar me partitë e tjera politike.

“Bota sot” sjellë rezultatet aktuale të partive politike në përfaqësit diplomatike:

Lëvizja Vetëvendosje – 70,23%

Lidhja Demokratike e Kosovës – 14,95%

Partia Demokratike e Kosovës – 7.81%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 5.08%

Procesi i numërimit të votave të ardhura me postë po vazhdon, ndërsa rezultatet e deritanishme tregojnë një epërsi të thellë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas numërimit të 80 kutive të votave me postë, Vetëvendosje ka siguruar 20 mijë e 693 vota, ose 69.67 për qind të totalit të votave të numëruara deri më tani.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 4 mijë e 506 vota, që përbëjnë 15.17 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 2 mijë e 369 vota, ose 7.98 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pozicionohet e katërta me 1 mijë e 585 vota, përkatësisht 5.34 për qind.

Numërimi i votave me postë pritet të vazhdojë edhe gjatë orëve në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të publikohen nga KQZ pas përmbylljes së të gjithë procesit të verifikimit dhe numërimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *