TË FUNDIT

Liridona Vejseli: Polici që dyshohet se dhunoi të rinjtë dhe të cilit i ra pistoleta në veturën e tyre ishte shqiptar

Gazetarja nga Tetova, Liridona Vejseli, e cila fillimisht publikoi videon e dy të rinjve që pretendohet se janë dhunuar nga policia, ka publikuar një video të re, në të cilën ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.

Sipas deklaratës së saj, polici të cilit i kishte rënë pistoleta në veturën e të rinjve dhe që, sipas saj, ishte personi kryesor në dhunimin e tyre, ishte shqiptar. Ndërsa, polici i dytë ishte boshnjak dhe i treti maqedonas.

Vejseli thekson se rasti nuk duhet të interpretohet si një konflikt ndëretnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve, pasi, sipas saj, përkatësia etnike e policëve të përfshirë nuk e mbështet një interpretim të tillë.

“Është krijuar përshtypja se bëhet fjalë për një konflikt nacional shqiptaro-maqedonas, për shkak se policit të cilit i ka rënë pistoleta te vetura e këtyre djemve të rinj dhe ai kryesori që i ka dhunuar ka qenë shqiptar, i dyti boshnjak dhe i treti maqedonas”, ka deklaruar Vejseli në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *