POLITIKATË FUNDIT

Liderët e BE-së: Përkushtim në perspektivën për anëtarësim në Ballkanin Perëndimor

Liderët e Bashkimit Evropian (BE) e theksuan përkushtimin e tyre të plotë dhe të qartë në perspektivën për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor në BE, duke theksuar se harmonizimi i partnerëve nga Ballkani Perëndimor me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së vazhdon të jetë shprehje e përkushtimit të tyre strategjik, theksohet në Deklaratën nga samiti BE – Ballkani Perëndimor. “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Unionin tonë. Zgjerimi është mundësi reale që duhet të shfrytëzohet”, theksohet në Deklaratë. “Situata gjeopolitike gjithnjë e më e paqëndrueshme, e shënuar nga lufta agresive e Rusisë kundër Ukrainës, konfliktet në Lindjen e Mesme dhe konkurrenca globale gjithnjë e më intensive, nënvizon nevojën për lidhje gjithnjë e më të forta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë t’i ofrojmë mbështetje gjithëpërfshirëse Ukrainës dhe popullit të saj në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës kundër luftës agresive të Rusisë, në koordinim me partnerët që ndajnë të njëjtat vlera”, thanë udhëheqësit e BE-së, duke shtuar se ata “mirëpresin mbështetjen e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në këtë përpjekje”. Deklarata e thekson rëndësinë e dispozitave të partnerëve nga Ballkani Perëndimor që t’i respektojnë vlerat dhe parimet evropiane, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Siç është bërë e ditur, nevojiten përpjekje vendimtare për promovimin e paqes dhe qëndrueshmërisë rajonale, si dhe për gjetjen dhe zbatimin e vendimeve përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme për kontestet rajonale dhe dypalëshe të partnerëve dhe çështjeve që dalin nga trashëgimia nga e kaluara, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e vendosura. BE-ja, gjithashtu, vazhdon t’i mbështesë Ballkanin Perëndimor në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe kërcënimeve të tjera hibride, ndërsa Unioni vazhdon ta mbështesë fuqizimin e lidhjes në rajon dhe me BE-në, duke përfshirë edhe në sferat e energjetikës, transportit dhe lidhjes digjitale, si dhe përpjekjet vijuese për diversifikimin e burimeve dhe rutave për furnizim me energji. Bashkëpunimi në sferën e menaxhimit me emigrimin mbetet kyçe, duke përfshirë edhe mbështetjen e BE-së në menaxhimin me sfidat e migrimit përgjatë rutës së Ballkanit Perëndimor, thuhet në të. Përpjekjet e përbashkëta duhet të vazhdojnë për parandalimin dhe çrrënjosjen e korrupsionit, tregtisë me drogë dhe të gjitha formave të krimit serioz dhe të organizuar, si dhe për parandalimin dhe çrrënjosjen e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, thuhet në Deklaratën nga Samiti i mbajtur të mërkurën në Bruksel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *