“LDK me Vjosa Osmani, PDK në rrezik” – analiza e prerë e Rron Gjinovci
Rron Gjinovci ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike, duke komentuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në Kosovë.
Ai tha se e kupton pozicionin e LDK-së, duke vlerësuar se kjo parti mund të synojë rritje përmes një efekti elektoral, sidomos nëse i bashkohet Vjosa Osmani.
Sipas Gjinovcit, në rast të zgjedhjeve, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) rrezikon të mos mbetet më forca e dytë politike, por të bjerë në vendin e tretë.
Ai kritikoi edhe analistët, duke thënë se ata favorizojnë zgjedhjet pasi përfitojnë financiarisht, qoftë nga partitë politike apo nga paraqitjet në televizione.
Postimi i plotë:
Unë e kuptoj LDK-në. Osht e vetmja parti e cila duke mos pasë najfar kauze të veçantë, mundet me provu me dhezë vetëm përmes zgjedhjeve si llotari, masi po i bashkohet Vjosa.
Ndërsa tash është radha e PDK-së, e cila nëse shkojmë në zgjedhje, ka mundësi ma mos me konë e dyta, po e treta, nëse LDK-ja e ka fatin e rritjes me Vjosa Osmanin.
Analistat dojnë zgjedhje se fitojnë ma shumë pare, qoftë tu marr pare me torba nga partitë, qoftë tu u pagu nga televizionet për paraqitjet e shpeshta.
