TË FUNDIT

Lajm i mirë për mërgimtarët tanë në Gjermani: Nga viti 2027 kjo risi?

Paga minimale për orë pune në Gjermani nga 1 janari 2027 do të rritet në 14,60 euro bruto, që është 70 centë më shumë se shuma aktuale prej 13,90 eurosh.

Ky ndryshim do të përfshijë më shumë se gjashtë milionë punëtorë dhe do t’u sjellë dobi të veçantë personave me të ardhura më të ulëta, të punësuarve me orar të shkurtuar të punës dhe atyre të angazhuar përmes të ashtuquajturës „mini-xhob“ (mini-job).

Me rritjen e pagës minimale për orë, do të rritet edhe fitimi maksimal mujor për „mini-xhob“, i cili nga 1 janari 2027 do të arrijë në 633 euro, krahasuar me 603 eurot aktuale. Punëtorët do të mund të vazhdojnë të punojnë mesatarisht rreth 10 orë në javë, pa pasur nevojë të ulin numrin e orëve të punës për shkak të pagesës më të lartë për orë. Rritja e mëparshme u bë në janar të vitit 2026, kur paga minimale arriti në 13,90 euro bruto për orë pune.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *