TË FUNDIT

Kylian Mbappe zbulon sekretin e tij të çuditshëm: Është zakon i keq …

Kylian Mbappe ka zbuluar një zakon të pazakontë që e shoqëron që nga fëmijëria. Ylli i Real Madridit luan futboll pa shtrojën e brendshme të këpucëve, madje edhe pse sot disponon këpucë sportive të personalizuara sipas nevojave të tij.

Sulmuesi francez ka habitur me rrëfimin e tij, duke treguar se kjo veçori nisi kur ishte fëmijë dhe është kthyer me kalimin e viteve në një zakon nga i cili nuk arrin të heqë dorë.I pyetur për sekretet që fshihen pas paraqitjeve të tij në fushën e lojës, Mbappé iu përgjigj me humor, përpara se të zbulonte detajin e pazakontë.

“Ka një milion sekrete për Kylianin! Por ideja kryesore e një sekreti është të mos e zbulosh, apo jo?”, u shpreh francezi.

Më pas, sulmuesi i Real Madridit tregoi se bëhet fjalë për një zakon që nuk e konsideron aspak të mirë, por që vazhdon ta praktikojë edhe sot.

“Kam një zakon shumë të keq dhe nuk është diçka e mirë, por gjithsesi e bëj: luaj pa shtrojën e këpucëve”, rrëfeu ai.

Mbappé shfrytëzoi rastin edhe për t’u dhënë një këshillë fëmijëve që luajnë futboll, duke i paralajmëruar të mos bëjnë të njëjtin gabim.

“Mos e hiqni shtrojën nga këpucët! Lëreni në vendin e saj! Unë e bëra këtë gabim kur isha fëmijë dhe që atëherë kam luajtur pa të”, deklaroi sulmuesi.

Edhe pse sot përdor këpucë futbolli të personalizuara, 26-vjeçari pranoi se vazhdon ta heqë shtrojën për shkak të zakonit të krijuar në Bondy, vendlindjen e tij në periferi të Parisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *