“Kushdo që vjen në Zvicër vetëm për para, do të zhgënjehet”
Zvicra gjithmonë ka qenë një nga qendrat më të dashura për shumëkë, sidomos ata që janë të pasionuar ndaj parave dhe rrogave të larta.
Por, kushdo që e synon këtë shtet për të jetuar vetëm për t’u bërë i pasur, pas zhvendosjes, mund të zhgënjehet.
Kështu ka thënë eksperti i Headhunter, Christian Atkinson, i cili tha se qiratë astronomike, mungesa e strehimit dhe pengesat e integrimit, bëjnë që njerëzit mos ta gjejnë atë Zvicrën që ëndërrojnë dhe t’iu thyen ëndrrat që kanë thurur.
“Paga e lartë sigurisht që luan një rol, por shpesh kompensohet nga kostoja e madhe e jetesës. Ndërsa më shumë të ardhura neto zakonisht mbeten për investime ose dalje në pension, ata që vijnë vetëm për para shpesh përjetojnë zhgënjim. Nëse një kandidat më thotë se po ndryshon punë ekskluzivisht për shkak të pagës, ky është një sinjal alarmi për mua”, tha ndër tjera Atkinson, shkruan Swissinfo , transmeton Telegrafi
Pra, kur vjen fatura në fund të muajit, ajo e qerasë, apo e sigurimit shëndetësor dhe shihet shfira e tyre, secila gjë tjetër bie në ujë pastaj.
I pyetur se a ka dallim page mes qytetarëve zviceranë dhe emigrantëve, eskperti shtoi se nuk dallime të tilla në Zvicër.
“Ekziston një debat i ngarkuar politikisht në lidhje me imigracionin. Disa emigrantë largohen përsëri nga vendi sepse nuk janë ndjerë kurrë vërtet të mirëpritur” tha Atkinson.
Pra, hendeku në paga midis emigrantëve dhe zviceranëve vendas është praktikisht inekzistent. Kjo e bën Zvicrën të dallohet ndërkombëtarisht, madje edhe krahasuar me konkurrentët e saj të drejtpërdrejtë! /Telegrafi/
