Kush ka fjalën e fundit për Specialen: Kuvendi apo gjykata?
Më 20 tetor, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, doli me një video për pavarësinë e gjykatës. Brenda pak orësh i reaguan Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ndërsa në mbrëmje foli edhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj.
Në pamje të parë, ishte një përplasje fjalësh. Në thelb, ishte pyetja që do ta përcaktojë fatin e ligjit të ri për Specialen: kur Kuvendi i Kosovës e ndryshon ligjin për një gjykatë që vetë e krijoi, kush ka fjalën e fundit?
Trendafilova nuk e përmendi ligjin me emër. Ajo tha se gjykata përballet me dezinformata për pavarësinë e saj, se e ushtron mandatin pa ndikime politike dhe se vazhdon punën pavarësisht presionit të jashtëm. Ajo shtoi se pret që të gjithë aktorët t'i përmbushin detyrimet e tyre. Kritikat ndaj vendimeve, sipas saj, janë legjitime në një shoqëri demokratike, por askush nuk mund t'u diktojë gjykatësve si ta interpretojnë dhe zbatojnë ligjin.
OVL-UÇK iu përgjigj se është e çuditshme që një gjykatë të pretendojë të zgjedhë ligjin që e rregullon. Në Kosovë ligjet i miraton Kuvendi, tha organizata, dhe Dhomat ekzistojnë vetëm sepse i krijoi Kuvendi, prandaj nuk kanë pushtet mbi institucionin që i themeloi.
Gruda e formuloi të njëjtin argument në gjuhë juridike. Ai pranoi se askush nuk mund t'i diktojë gjykatës si ta interpretojë ligjin, por shtoi se gjykata nuk mund të zgjedhë cilin ligj do ta zbatojë. Sipas tij, sapo ligji i ri të hyjë në fuqi, gjykata duhet ta zbatojë.
Limaj e lexoi videon ndryshe nga të tjerët. I ftuar në emisionin "FIVE" në Dukagjin, ai e cilësoi daljen e Trendafilovës si hap pozitiv dhe si shenjën e parë të efektit të ligjit të ri, sepse, sipas tij, ajo u detyrua të dalë publikisht pas vitesh pa komunikim me qytetarët. Limaj vlerësoi se Trendafilova ishte e kujdesshme dhe nuk e komentoi drejtpërdrejt ligjin, sepse, sipas tij, ajo nuk ka të drejtë t'i interpretojë ligjet që miraton Kuvendi i Kosovës. Limaj është një nga shtatë figurat e UÇK-së që gjykata i përmendi në aktgjykimin e 16 shtatorit si anëtarë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale. Ai nuk është i akuzuar dhe, siç theksohet në vetë përmbledhjen e aktgjykimit, gëzon prezumimin e pafajësisë.
Ku qëndron argumenti i Kuvendit
Argumenti i OVL-së dhe i Grudës ka bazë reale. Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit juridik të Kosovës dhe ekzistojnë për shkak të një vendimi të Kuvendit. Më 3 gusht 2015, deputetët miratuan nenin 162 të Kushtetutës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Vetë neni 162, në paragrafin e parë, thotë se organizimi, funksionimi dhe juridiksioni i Dhomave rregullohen me atë nen dhe me ligj të veçantë. Mbi këtë fjali mbështetet e gjithë teza e PDK-së: nëse juridiksioni rregullohet me ligj, atëherë Kuvendi, që e miratoi ligjin, mund edhe ta ndryshojë.
Dhe Kuvendi e bëri pikërisht këtë. Sipas tekstit të ligjit të 6 tetorit, Dhomat dhe Prokuroria e Specializuar "nuk kanë juridiksion lëndor mbi krimet e përgjithshme të luftës, krimet kundër njerëzimit ose dhunën politike të kryer në Kosovë" që nuk lidhen drejtpërdrejt me aktet e përshkruara në raportin e Dick Martyt për trafikimin e organeve. Periudha para 1 korrikut 1999 hiqet nga juridiksioni, dënimi maksimal kufizohet në 15 vjet, dhe të dënuarit mund ta vuajnë dënimin në Kosovë, me mundësi faljeje nga presidenti.
Gruda e shtrin këtë logjikë edhe te pjesa më e ndjeshme e ligjit të ri. Paragrafi i tretë i nenit 162 thotë se Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese vendos për referimet kushtetuese "në përputhje me ligjin e veçantë". Sipas tij, kjo do të thotë se ligji mund ta ndajë kompetencën mes Dhomës Kushtetuese në Hagë dhe Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë. Dhoma në Hagë do të vazhdonte të shqyrtonte vendimet e gjykatës, ndërsa kushtetutshmërinë e vetë ligjit do ta shqyrtonte Prishtina.
Por gjykata nuk u krijua vetëm me ligj
Këtu argumenti i Kuvendit has në murin e vërtetë të problemit. Dhomat e Specializuara nuk lindën nga një ligj i zakonshëm, por nga tri akte të ndërlidhura.
I pari ishte një marrëveshje ndërkombëtare. Në vitin 2014, presidentja e atëhershme Atifete Jahjaga dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, shkëmbyen letra. Kosova u zotua të krijonte dhoma dhe një prokurori të specializuar, me procedurat e ndjeshme jashtë territorit të saj. Ky Shkëmbim Letrash kërkonte gjithashtu që për çdo ndryshim ligjor që prek këto procedura të konsultoheshin autoritetet e BE-së. Kuvendi e ratifikoi më 23 prill 2014, duke i dhënë statusin e marrëveshjes ndërkombëtare.
I dyti ishte ndryshimi i Kushtetutës, me të cilin u krijua neni 162. I treti ishte ligji. Ligji i ri i 6 tetorit ndryshon vetëm këtë të fundit.
Kushtetuta e Kosovës u jep marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara përparësi ndaj ligjeve të vendit. Profesori i së drejtës ndërkombëtare Besfort Rrecaj, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, thotë se marrëveshja me BE-në mund të rishikohet vetëm me pëlqimin e palëve. Prandaj, sipas tij, një ligj vendor nuk mund të përdoret për ta anashkaluar atë nëse të dyja bien ndesh. Kosova, shton ai, mund dhe duhet të propozojë negociata me BE-në për ndryshimin e marrëveshjes.
Ka edhe një precedent vendas për këtë parim. Në fund të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese vendosi që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të themelohej sipas Marrëveshjes së Brukselit, ndonëse e gjeti atë jo tërësisht në përputhje me Kushtetutën. Arsyetimi ishte se, pas ratifikimit, marrëveshja ishte bërë pjesë e rendit të brendshëm juridik.
BE-ja e lexon çështjen pikërisht kështu, dhe tonin e ka ashpërsuar me kalimin e ditëve. Më 7 tetor, një zëdhënës i BE-së i tha Radios Evropa e Lirë se ligji "bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së". Më 15 tetor, pas një bisede me kryenegociatorin e Kosovës, Jeton Zulfaj, komisionerja për zgjerim Marta Kos shkoi më tej. Ajo i quajti ndryshimet të papranueshme dhe paralajmëroi se miratimi dhe zbatimi i tyre do të ishte një hap serioz prapa në rrugën e Kosovës drejt BE-së. Pra, pasoja nuk është vetëm juridike: ligji tani lidhet drejtpërdrejt me procesin e integrimit.
Kosova e ka provuar një herë
Kjo nuk është përpjekja e parë për ta ndryshuar kornizën e Specialës nga Prishtina. Në vitin 2020, presidenti i atëhershëm Hashim Thaçi propozoi ndryshimin e nenit 162 të Kushtetutës. Ai kërkonte që mandati i gjykatës të përfundonte me njoftim të Këshillit të BE-së, por në konsultim me Qeverinë e Kosovës, dhe që të hiqej paragrafi që e lidhte vazhdimin e mandatit me Shkëmbimin e Letrave.
Kryetarja e atëhershme e Kuvendit, Vjosa Osmani, i dërgoi propozimet për vlerësim në Dhomën Kushtetuese të Specialës në Hagë. Më 26 nëntor 2020, Dhoma vendosi se ndryshimet nuk mund të miratoheshin, sepse do t'i kufizonin të drejtat dhe liritë themelore të garantuara nga Kushtetuta.
Në atë vendim, Dhoma theksoi edhe faktin se Kosova nuk ishte konsultuar paraprakisht me BE-në. Ajo e cilësoi këtë mangësi procedurale dhe sqaroi se vendimi nuk mbështetej vetëm te kjo. Por konstatoi se detyrimi për konsultim ishte pjesë e kërkesave kushtetuese. Ky është detaji që e lidh drejtpërdrejt rastin e vitit 2020 me ligjin e sotëm, sepse edhe Dhomat e Specializuara thanë se nuk ishin konsultuar për ndryshimet e 6 tetorit.
Edhe Trendafilova nuk po flet për herë të parë për këtë temë. Që në vitin 2021, kur në Kosovë mblidheshin nënshkrime për ndryshimin e ligjeve mbi të cilat u themeluan Dhomat, ajo kishte paralajmëruar për "pasoja serioze" nga ndryshimi i legjislacionit që i rregullon ato.
Pyetja e vërtetë: cila gjykatë vendos
Këtu del në pah thelbi i konfliktit. As Kuvendi, as Trendafilova nuk mund ta zgjidhin vetë këtë mosmarrëveshje. Atë e zgjidh gjykata që ka kompetencë të vlerësojë nëse ligji i ri është kushtetues. Por pikërisht kjo kompetencë është ajo që ligji i ri synon ta ndryshojë.
Normalisht, çdo ligj i Kuvendit mund të dërgohet për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese nga Presidentja, Qeveria, Avokati i Popullit ose Kuvendi, si dhe nga të paktën 10 deputetë brenda tetë ditësh nga miratimi. Për ligjin e Specialës, megjithatë, vlen një rregull i veçantë. Paragrafi i tretë i nenit 162 i jep Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, të përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtarë, kompetencë ekskluzive për referimet kushtetuese që lidhen me Dhomat dhe me Prokurorinë.
Ligji i ri ia heq Dhomës në Hagë kompetencën për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e vetë ligjit dhe ia jep atë Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë. Sipas dispozitës që e citoi vetë Gruda, Dhoma Kushtetuese në Hagë "nuk ka juridiksion për kontrollin abstrakt, konkret, incidental dhe asnjë formë tjetër të kushtetutshmërisë" së këtij ligji. Pra, ligji vendos vetë se cila gjykatë do ta vlerësojë atë. Nëse Haga e konsideron këtë në kundërshtim me nenin 162, dhe Prishtina e konsideron në përputhje, atëherë dy gjykata mund të japin dy përgjigje të kundërta për të njëjtën pyetje.
Kjo nuk është vetëm pyetje teorike, sepse prek edhe rastet që janë tashmë në proces. Sipas shpjegimeve të PDK-së, procedurat aktuale të apelit do të vazhdonin brenda strukturës ekzistuese të Dhomave. Por ligji parasheh që rastet që nuk i plotësojnë kriteret e reja të kalojnë te gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës, ndërsa personat e paraburgosur të sillen në Kosovë dhe të dalin para gjyqtarit brenda 48 orësh. Ligji hap gjithashtu mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës për çështje juridiksioni.
Si do të zbatoheshin këto dispozita mbi dënimet e 16 shtatorit mbetet e paqartë, sidomos nëse Dhomat nuk e njohin ligjin. Dhe pikërisht këtu teoria kthehet në praktikë: nëse Prishtina kërkon transferimin e një rasti dhe Haga refuzon, kush e zbaton vendimin?
Dallimi me vitin 2020 vlen të theksohet. Atëherë u propozua ndryshim i Kushtetutës, i cili u dërgua për vlerësim paraprak në Hagë para votimit. Tani bëhet fjalë për ligj, i cili kalon direkt te presidentja. Shiroka-Pula e mori ligjin më 15 tetor dhe ka tetë ditë për ta dekretuar ose për ta kthyer në Kuvend.
Ndërkohë, po dëgjohen kërkesa që presidentja ta kthejë ligjin në Kuvend për rishqyrtim. Interesant është se dyshimet nuk vijnë vetëm nga BE-ja. Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, kujtoi më 20 tetor se partia e saj kishte ngritur që në fillim shqetësime për nxitimin e procedurës, për përmbajtjen e ligjit dhe për problemet e mundshme kushtetuese. Megjithatë, Vetëvendosja e votoi ligjin. Sipas Nagavcit, ndryshimet nuk i shfuqizojnë aktgjykimet, nuk e zëvendësojnë procesin e apelit dhe nuk sigurojnë kthimin e ish-drejtuesve të UÇK-së në Kosovë.
Të dyja palët kanë një pjesë të së vërtetës. OVL dhe Gruda kanë të drejtë që Specialja u krijua nga Kuvendi dhe se ligjet në Kosovë i miraton Kuvendi. Trendafilova ka të drejtë që gjykata nuk varet nga vullneti politik i ditës. Por asnjëra palë nuk e thotë pjesën tjetër: Kuvendi nuk e krijoi Specialen i vetëm, por bashkë me BE-në, përmes një marrëveshjeje që vetë e ratifikoi dhe që kërkon konsultim për çdo ndryshim.
Prandaj pyetja "kush ka fjalën e fundit" nuk ka përgjigje politike. Ajo ka përgjigje juridike, dhe ajo përgjigje do të vijë nga një gjykatë. Cila gjykatë, në Hagë apo në Prishtinë, mbetet edhe vetë pjesë e konfliktit. Dhe nëse dy gjykata japin dy përgjigje të kundërta, pyetja nuk do të jetë më vetëm për Specialen, por për mënyrën si funksionon vetë rendi juridik i Kosovës.
Propozimi financiar i Qeverisë së Kosovës, i bërë publik nga senatori Dick Durbin, e kthen idenë e një baze të përhershme amerikane në një temë konkrete diplomatike. Prishtina po i ofron Uashingtonit pikërisht atë që ai u…
Më 12 tetor, brenda pak orësh, u dëgjuan dy qëndrime që nxorën në pah përplasjen e re mes Prishtinës dhe Brukselit. Në Luksemburg, para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, komisionarja për Zgjerim, Marta Kos,…
Prokuroria kërkon gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin, të cilat të vuhen pas dënimit për krime lufte. Ajo e akuzon për përpjekje për të ndikuar te dëshmitarët. Mbrojtja kërkon pafajësi dhe pohon se bisedat në…
Në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, më 19 janar 2000, Ekrem Rexha – Komandant Drini, deklaroi se Prizreni ishte çliruar pa pëlqimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ai kritikoi gjithashtu…
Marrëveshja e minutave të fundit shmangu zgjedhjet e reja, por hapi një provë tjetër për shtetin: a do të veprojnë institucionet sipas përgjegjësive kushtetuese edhe kur kjo bie ndesh me interesat e partive që i mundësuan…
Miratimi me 88 vota ishte fitore politike për përkrahësit e ndryshimeve, por jo domosdoshmërisht fitore juridike. Përpara se ligji të prodhojë pasoja mbi dënimet dhe proceset në Hagë, ai mund të përballet me Presidenten, Gjykatën…
Pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente, Hykmete Bajrami rikujtoi qëndrimin e saj se “gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje”. Në fund, Kosova vërtet nuk shkoi në zgjedhje. Por rruga që…
Kosova shmangu zgjedhjet e reja, PDK-ja siguroi miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa Albin Kurti siguroi votat për presidente. Por, pas kompromisit politik të natës së 6-7 tetorit, beteja më e vështirë sapo fillon: a…
Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara me 91 vota pro. Vetëvendosje dhe Albin Kurti i mbështetën ndryshimet, ndërsa LDK-ja nuk mori pjesë në votim. Por përtej debatit për…
PDK-ja e ka bërë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara kusht për marrëveshjen mbi presidentin. Bedri Hamza ka thënë se ndryshimet duhet të miratohen plotësisht para se partia të hyjë në zgjidhjen përfundimtare të…
Vizita e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Prishtinë më 1 tetor 2026, erdhi në një moment kur Kosova po përballet me pasoja të rëndësishme politike dhe shoqërore të aktgjykimit të Gjykatës Speciale…
Kosova po hyn në një javë vendimtare për funksionimin e institucioneve. Data 6 tetor 2026 nuk është thjesht një afat politik, por kufiri kushtetues brenda të cilit Kuvendi duhet ta zgjedhë presidentin e Republikës. Këtë afat e ka…
Miratimi i deklaratës së Kuvendit të Kosovës lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale ka hapur një debat që shkon përtej fatit juridik të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ai prek raportin ndërmjet…
E emëruar në drejtimin e AKI-së gjatë debatit Thaçi–Vuçiq për ndryshimin e kufijve, e shkarkuar nga Osmani dhe Kurti, e më pas e vendosur nga Edi Rama në krye të inteligjencës shqiptare. Ndërkohë, institucionet e…
Protestat kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale po zhvillohen nën motot “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”. Në sheshet e Prishtinës janë vendosur fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe ish-drejtuesve…
Aktgjykimi i shkallës së parë nuk është vendim kundër UÇK-së dhe as nuk i ka zbardhur vrasjet e pasluftës. Por gjetjet për shënjestrimin e kundërshtarëve politikë, përfshirë njerëz të lidhur me LDK-në…
Në politikën ndërkombëtare, një vendim gjyqësor nuk jeton vetëm në faqet e aktgjykimit. Ai hyn në tekstet e historisë, në debatet diplomatike dhe në duart e kundërshtarëve të një shteti. Prandaj pyetja nëse…
Deklaratat e ditëve të fundit nuk mund të kalojnë më si shpërthime emocionale. Kur një deputet kërkon armatosjen e qytetarëve dhe figura të tjera paralajmërojnë se “kallet Kosova e krejt shqiptaria”, publiku ka të…
Në fillim të këtij shtatori ishte në Shqipëri i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli. Ai u shfaq papritmas fillimisht në kryegjyshatën e Bektashinjve në Tiranë në…
Kushtetuta si kufi i pushtetit Në Republikën e Shqipërisë, çdo analizë mbi marrëdhënien ndërmjet parasë, krimit dhe politikës duhet të nisë nga parimi themelor kushtetues se e drejta përbën bazën dhe kufijtë e…
Sot, 28 vjet pas Prekazit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka vendosur para drejtësisë një dosje që për dekada ka rënduar mbi kujtesën e Kosovës. Aktakuza është ngritur në mungesë ndaj 35 personave, të cilët akuzohen…
Distancimi nga Baton Haxhiu, Berat Buzhala dhe nga përpjekjet për ta orientuar LDK-në drejt një blloku me PDK-në mund të shënojë fillimin e një kthese. Por deklaratat duhet të pasohen me veprime politike. Intervista e fundit e Lumir Abdixhikut…
Aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh nuk hap vetëm një çështje penale ndaj një individi. Ajo ngre një pyetje shumë më të madhe: a kemi të bëjmë me një përpjekje të…
Hyrje 58 jetë të humbura në vetëm shtatë muaj në aksidente rrugore në Kosovë nuk janë thjesht një statistikë. Pas çdo numri qëndron një familje e tronditur, fëmijë që mbeten pa prindër, prindër…
Beteja për Presidentin e Kosovës mund të mos jetë vetëm garë për një emër apo një post. Pas saj po afrohet një ndryshim i madh institucional: në gusht të vitit 2027 përfundojnë mandatet e pesë gjyqtarëve të…
Ky hulumtim shkencor është hartuar mbi bazën e dokumentacionit të ruajtur në Österreichisches Staatsarchiv (ÖStA) në Vienë, posaçërisht në Haus-, Hof- und Staatsarchiv (HHStA), Politisches Archiv (PA), si dhe, për kufirin…
Më 7–8 korrik 2026, Ankara do të jetë mikpritëse e Samitit të 36-të të NATO-s, ku liderët e vendeve anëtare do të diskutojnë sfidat më të rëndësishme të sigurisë euroatlantike dhe prioritetet strategjike…
1.Ballkani në prag të një rikonfigurimi të ri ekonomik dhe strategjik Ballkani Perëndimor po hyn në një fazë të re të rivalitetit ekonomik dhe gjeostrategjik, ku infrastruktura e transportit nuk përfaqëson më vetëm një…
Dosja përfundimtare e Prokurorisë në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nuk është vendim gjykate dhe nuk përbën në vetvete dëshmi të fajësisë. Ajo është…
Luftërat e shekullit XXI po dëshmojnë se konceptet tradicionale të fuqisë ushtarake po ndryshojnë me ritme të jashtëzakonshme. Në të kaluarën, epërsia në fushëbetejë matej me numrin e tankeve, avionëve luftarakë,…
Historia e një vajze të re nga Drenica që përballë kohëve të rënda dhe mungesës së lirisë la pas ëndrrat e saj për t’u bërë pjesë e luftës për Kosovën. Historia e saj mbetet dëshmi…
Incidenti i fundit në Rumani, ku një dron i lidhur me operacionet ushtarake ruse goditi një ndërtesë banimi në territorin e një shteti anëtar të NATO-s, paraqet një nga momentet më serioze të sigurisë euroatlantike që nga fillimi…
Partitë jo-parlamentare luajnë një rol të rëndësishëm, edhe pse të kufizuar, në zhvillimin e demokracisë. Ka kohë që në viset e banuara me shqiptarë në Ballkan, për shkak të vështirësive për kalimin…
Sot mbushen 53 vite kur u zhvillua Revolta e famshme antikomuniste e Spaçit me 21 maj 1973 , të burgosurit politikë, të dërmuar nga punët e rënda , kushtet e këqija, ushqimi i mangët, dhuna fizike, psikologjike dhe shkatrimi i orientuar e i komanduar i…
Nëse lufta shpërthen në Evropë brenda 3 viteve të ardhshme, armiku më i madh i NATO-s nuk do të jenë vetëm raketat ruse. Do të jetë burokracia evropiane. Imagjinoni këtë skenar: Një kolonë tankesh që niset nga…
Konflikti diplomatik SHBA – EU së pari filloi me me tarifat doganore, u zgjerua me NATON dhe financimin e saj, kurse ky konflikt tash u zgjerua dhe po merr dimension të ri, me sulmin amerikan ndaj Iranit. Konfliktit i parapriu kërkesa e presidentit Trump, në angazhimin e…
Bisedimet për paqe apo armëpushim ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit dështojnë jo për mungesë diplomacie, por për mungesë vullneti real politik. Ato nuk janë negociata për paqe të qëndrueshme, por…
Në diskursin politik, ajo që nuk thuhet është shpesh po aq e rëndësishme sa ajo që thuhet. Intervista e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga, për gazetën gjermane "Frankurter Allgemeine Zeitung", paraqet një rast studimor të…
Nga fillimi i invazionit rus, më 24 shkurt 2022 ndaj Ukrainës e deri në fund të vitit 2025, në Serbi janë regjistruar afërsisht 100 mijë rusë të ardhur. Shumica e tyre janë larguar nga represaljet, dhuna dhe për të mos u rekrutuar,…
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), e themeluar në vitin 1949, përfaqëson aleancën më të fuqishme politico-ushtarake në historinë moderne, e ndërtuar mbi parimin themelor të mbrojtjes kolektive dhe solidaritetit…
Pa “harruar” tendencën subjektiviste, hershëm e qartësisht ca proedramiste dhe me dozë “jugosllavizmi” të komisioneres Europiane për Zgjerim, Marta Kos si dhe debatin më 20 prill në Parlamentin Europian për përfoljet rreth…
Për ata që nuk i njohin, po sqaroj fillimisht se termat “vogjëli” (vegjëli) dhe “pari”, të përdorura në krye, janë terma të huazuara nga e Drejta Kanunore Shqiptare. Pari nënkupton klasën drejtuese, kurse Vogjëli…
Nga Isuf Bajraktari – analizë Ky shkrim argumenton se, në shumë vende të Ballkanit, emocionaliteti politik ka zëvendësuar debatin e arsyetuar, duke dobësuar kulturën e dialogut dhe cilësinë e vendimmarrjes. Duke shqyrtuar faktorët…
Ka një paradoks të madh në botën tonë moderne: ndërsa popuj të tërë përpiqen të mbijetojnë mes krizave ekonomike, korrupsionit dhe institucioneve të dobëta, një pjesë e elitave që kanë ushtruar pushtet mbi ta…
Sigurisht, po e ndjek me vëmendje të shtuar dinamikën e luftës në Iran, ngjarje që vijon të mbetet në “top lajmet” të Kancelarive dhe Institucioneve të Sigurisë. Në pamundësi për përgjigje të dedikuar ndaj…
Kur flitet për degradimin shpirtëror të individit, preket njëra nga temat më të rëndësishme të qenies njerëzore. Degradimi shpirtëror është një proces, në të cilin individi humbet ata orientues themelorë dhe…
Një fotografi nga një takim jo shumë i sqaruar publikisht po rikthehet sërish në qarkullim dhe po ngre pyetje të reja për zhvillimet politike që pasuan në Kosovë. Në këtë fotografi shihen disa nga figurat që kanë rol…
Ligji për Specialen: Prishtina mes votës së Kuvendit dhe vijës së kuqe të Brukselit
Bondsteel, baza që mund ta ndryshojë të ardhmen e Kosovës: Çfarë po përgatitet me amerikanët?
Specialja dhe sovraniteti: a mjaftojnë votat për ta ndryshuar drejtësinë?
Trump–Zelensky në përplasje: çfarë mëson Kosova nga kriza mes Washingtonit dhe Kievit
A ka dorë të jashtme në krizën shqiptare?
Sfida e shekullit 21: të demokratizohet edhe demokracia
Maqedonia e Veriut drejt modelit serb të inteligjencës? Bashkimi i dy agjencive dhe rreziku i kthimit prapa nga standardet demokratike
Dialogu nuk duhet të fillojë vetëm pas flakëve dhe dhunës e vandalizmit të shfrenuar!
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Kendall Jenner thuhet se është krenare për motrën e saj më të vogël, Kylie Jenner, e cila bëri debutimin…
Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez thuhet se po takohet në mënyrë joformale me aktorin britanik Brett Goldstein,…
