Kush është Richard Vegas? Fabiana Vega tregon pse i dërgonte para nga Kosova
Fabiana Vega po vazhdon dëshminë e saj para gjykatës, ku ndër të tjera ka folur edhe për Richard Vegasin, personin të cilit, sipas saj, i kishte transferuar para nga Kosova.
Ajo ka deklaruar se Richard Vegas është kushëriri i saj dhe ka shpjeguar arsyet që e shtynin t’i dërgonte para.
“Është kushëriri im dhe unë i dërgoja para. Siç thashë më herët, e kam një djalë që vuan nga leuçemia dhe jeton në Peru. I dërgoja para për shumë borxhe që kisha në Peru, për shkak të sëmundjes së birit tim”, ka deklaruar Fabiana Vega.
Ajo po ashtu ka deklaruar se të ardhurat mujore ishin 2500 deri në 3000.
