“Kush është paguar, përveç Shehollit?” – Kërçeli kërkon përgjigje për skemën e dyshuar
Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli, ka reaguar pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale ndaj Fatmir Shehollit për “spiunazh” dhe “shantazh”.
Kërçeli ka ngritur dyshime se Sheholli mund të ketë bashkëpunuar me persona të tjerë dhe ka kërkuar sqarime se kush mund të jetë përfshirë në këtë skemë.
“Sa të tjerë kanë bashkëpunuar me Shehollin, sa prej tyre kanë përcjellë narrativa të deleguara nga ‘burimi’ Sheholli-Dimiq”, ka shkruar Kërçeli.
Potimi i plotë:
Pas publikimit të aktakuzës së Prokurorisë Speciale ndaj Fatmir Shehollit për “spiunazh” dhe “shantazh”, janë bërë publike pretendime për një skemë të lidhur me BIA-n serbe, për ndikim në zhvillimet politike dhe për dëmtimin e figurave politike në Kosovë. Sipas aktakuzës, Sheholli dyshohet se ka vepruar sipas udhëzimeve të një zyrtari të BIA-s.
Për Shehollin thënë të drejtën të gjithë e dijn se ka qenë bashkëpuntorë i sigurimit të shtetit Serb. Shumë figura publike e kanë takuar, kanë fotografi me të, i pranishëm gjithandej.
Janë edhe disa që edhe në kohë lufte fasilitonin takime pikerisht me shefin e sigurimit të shtetit serb.
Ideja është edhe sa të tjerë kanë bashkëpunuar me Shehollin, sa prej tyre kanë përcjellë narrativa të deleguara nga “burimi” Sheholli-Dimiq.
Si ka funksionuar ky bashkëpunim?
Prandaj, pyetjet që kërkojnë përgjigje janë të qarta: Ku janë publikuar këto të dhëna? Kush i ka financuar? Kush është paguar, përveç Shehollit? A ka të tjerë të përfshirë?
