POLITIKATË FUNDIT

Kurti takon komandantin e NATO-s në Napoli dhe shefin e ri të KFOR-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Admiralin George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, si dhe Gjeneralmajorin Roberto Vergori, komandantin e ri të KFOR-it.

Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, zhvillimet aktuale, si dhe bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe NATO-s.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin Perëndimor.

Ai gjithashtu vlerësoi përkushtimin e Aleancës për krijimin dhe ruajtjen e një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë.

Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin në vend dhe rajon. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *