TË FUNDIT

Kurti: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe identitetit shqiptar në diasporë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se mund ta duash Amerikën dhe njëkohësisht vendin prej nga vjen familja, duke theksuar se integrimi në shoqërinë amerikane nuk nënkupton humbjen e identitetit shqiptar.

Ai përmendi organizimin për herë të parë të “Albanian Festival” në Staten Island, i cili, sipas tij, ka bashkuar komunitetin shqiptar përmes muzikës dhe ushqimeve tradicionale.

Kurti tha se festivale të tilla bashkojnë gjeneratat shqiptare, ata që kanë ardhur të parët në SHBA dhe brezat që kanë lindur atje.

Ai theksoi se familjet shqiptare janë pjesë e historisë dhe jetës së New York-ut prej brezash, ndërsa fëmijët e tyre janë të suksesshëm në biznes, mjekësi, teknologji, universitete, administratë dhe shërbim publik.

“Për Kosovën, komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara ka qenë gjithmonë shumë më tepër se një diasporë. Ka qenë zë i fuqishëm, mbështetje e vazhdueshme dhe urë lidhëse me Amerikën”, shkroi Kurti në facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *