POLITIKATË FUNDIT

Kurti gati për dialog, por vjen paralajmërimi i fortë, Gafaceri: Opozita ka tjetër plan

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka lënë të hapur mundësinë për dialog dhe bashkëpunim me partitë e tjera politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Në deklaratat e tij, Kurti theksoi se procesi demokratik kërkon komunikim institucional dhe se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë që kontribuojnë në formimin e institucioneve dhe stabilitetin politik të vendit.

Ai nënvizoi se vullneti i qytetarëve i shprehur përmes votës duhet të respektohet, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në çështjet që lidhen me interesin e përgjithshëm të Kosovës.

Anëtari i listës Guxo, Luan Gacaferi, ka shprehur dyshimet e tij se partitë opozitare do të vazhdojnë me qasjen bllokuese edhe në periudhën e ardhshme politike.

Në një prononcim për “Bota sot”, ai tha se nuk pret ndryshime të mëdha në qëndrimin e opozitës, duke vlerësuar se strategjia e saj do të mbetet e njëjtë.

ImageLuan GacaferiFoto galeri
Sipas tij, opozita po synon ta çojë vendin në zgjedhje të reja, me bindjen se një proces i tillë i përsëritur mund të ndikojë në mbështetjen qytetare për kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nuk e dijë si do veproj opozita por i kam dyshimet e mija që opozita prapë do vazhdojë me bllokadë!

Kurti do t’i ftojë me siguri opozitën për të kërkuar një rrugë për zgjedhjen e presidentit, por besoj që opozita do e luaj prapë të njëjtën lojë si deri më tani, pra do bllokojë, ngase e ka zgjedhur si strategji dërgimin e vendit në zgjedhje me shpresën se do e lodhë popullin e kështu do ta çojnë Albinin nën 40%”, deklaroi ai për “Bota sot”.

Kujtojmë, se në zgjehdjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje doli fituese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *