TË FUNDIT

Kurti: Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot përpara deputetëve të Kuvendit, u ftua të prezantojë përbërjen e kabinetit qeveritar.

Fjalën e tij, Kurti e nisi me verdiktin e Hagës, duke thënë se asnjë gjykatë, vendore a ndërkombëtare, nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së.

Përpara të pranishmëve, ai tha se krimet e luftës i ka kryer regjimi serb.

“Këto ditë, të gjithë jemi në ankth në prag të vendimit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së. Kërkesa e Prokurorisë është e padrejtë dhe e pabesueshme, sepse është në shpërputhje me të vërtetën historike të popullit dhe drejtësinë e luftës sonë qeveritare. Qendrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës është i njëjtë dhe i qartë. Në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe gjenocid kundër popullatës civile shqiptare. Ato i ka kryer regjimi jugosllav i Serbisë, nën Millosheviqin. Asnjë gjykatë, vendore apo ndërkombëtare, nuk mund ta njollosë UÇK-në” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *