POLITIKATË FUNDIT

Krzeministri Kurti merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR).

Ceremonia u mbajt në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, ku komandanti i deritanishëm, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ia dorëzoi zyrtarisht komandën pasardhësit të tij, gjeneralmajor Roberto Vergori.

Ndërrimi i komandës shënon kalimin e përgjegjësisë për udhëheqjen e misionit të NATO-s në Kosovë te komandanti i ri.

KFOR-i vazhdon të jetë i angazhuar në Kosovë në kuadër të mandatit të tij, që përfshin kontributin për një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *