TË FUNDIT

Kryeministri Kurti udhëton në SHBA, pritet të zhvillojë takime me liderë botërorë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti do të ketë takime me liderë të ndryshëm botërorë, ndërsa qëllimi kryesor i këtyre takimeve pritet të jetë promovimi dhe forcimi i vlerave dhe interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Kurti pritet të takohet edhe me pjesëtarë të komunitetit shqiptar, përfaqësues të shoqatave të diasporës, si dhe investitorë potencialë në ekonominë e Kosovës.
“Kryeministri Kurti udhëton për në ShBA Prishtinë, 18 shtator 2026 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë botërorë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi kryesor i takimeve do të jetë promovimi dhe forcimi i vlerave dhe interesave kyçe shtetërore të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Gjatë qëndrimit në Amerikë, Kryeministri Kurti gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA, përfaqësues të shoqatave të diasporës dhe investitorë potencialë në ekonominë e Kosovës”, njoftimi i plotë i Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *