TË FUNDIT

KRU “Prishtina” vazhdon shkyçjen e bizneseve me borxhe prej 500 eurosh e lart

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka vazhduar aksionin për shkyçjen nga rrjeti të bizneseve që kanë borxhe prej 500 eurosh e lart për shërbimet e ujësjellësit.

Përmes një njoftimi në Facebook, KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se po vazhdon të marrë masa ndaj konsumatorëve që nuk i kanë shlyer obligimet e tyre.

Kompania u ka bërë thirrje bizneseve që kanë borxhe t’i paguajnë ato me kohë, në mënyrë që të shmangin shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *