TË FUNDIT

KRU “Prishtina” paralajmëron konsumatorët me borxhe: Sot aksioni, nesër masat për mospagesë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar konsumatorët me obligime të papaguara se do të ndërmarrë aksione për mbledhjen e borxheve për shërbimet e ujësjellësit.

Përmes një njoftimi publik, kompania ka bërë të ditur se aksionet do të zhvillohen gjatë ditës së sotme, ndërsa konsumatorët i ka paralajmëruar se nga nesër do të përballen me masa për mospagesë.

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i shlyejnë obligimet financiare për të shmangur masat që mund të ndërmerren ndaj tyre. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *