TË FUNDIT

KRU “Prishtina” paralajmëron konsumatorët: 10 ditë afat për pagesën e faturave, në të kundërtën ndërpritet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët se kanë afat prej 10 ditësh për t’i shlyer faturat e papaguara të ujit.

Përmes një njoftimi, kompania ka paralajmëruar se pas përfundimit të këtij afati, konsumatorët që nuk i kanë përmbushur obligimet financiare do të përballen me ndërprerjen e furnizimit me ujë.

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që pagesat t’i kryejnë me kohë, në mënyrë që të shmangin ndërprerjet e mundshme të furnizimit me ujë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *