TË FUNDIT

KRU “Mitrovica” njofton për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe atë të kanalizimit në disa lokacione të Mitrovicës dhe rrethinës.

Sipas njoftimit të kompanisë, intervenimet në rrjetin e ujësjellësit do të realizohen në rrugët “Shpëtimi” në Vaganicë, “Lyra”, “Shaban Gavazi”, “Isak Ibrahimi”, “Mbretëresha Teuta”, “Troja”, si dhe në fshatin Koshtovë.

Ndërkaq, punime në rrjetin e kanalizimit do të ketë në rrugët “Dora Vegman”, “Evlia Qelebia”, “Mbretëresha Teuta”, “Martirët e Kombit” dhe “Kralja Petra”.

KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt. Në këto raste, konsumatorëve u rekomandohet ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *