KRU “Gjakova” njofton: Uji në Rekën e Keqe është i sigurt për pije
KRU “Gjakova” ka njoftuar se uji në zonën e Rekës së Keqe tashmë i plotëson standardet e lejuara për konsum dhe mund të përdoret për pije dhe nevoja të tjera.
Sipas njoftimit të kompanisë, pas analizave laboratorike dhe monitorimit të vazhdueshëm gjatë ditës së sotme, është konstatuar se turbullira e ujit ka rënë dhe parametrat e tij janë brenda standardeve të lejuara.
Kështu, konsumatorët e kësaj zone mund ta përdorin ujin pa kufizime për pije dhe nevoja të tjera, në përputhje me standardet e sigurisë.
KRU “Gjakova” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/
