TË FUNDIT

KRM “Çabrati” apelon për ruajtjen e pastërtisë: Mos hidhni mbeturina të vëllimshme pranë kontejnerëve

Kompania Rajonale e Mbeturinave (KRM) “Çabrati” u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina të vëllimshme, mobilie të vjetra dhe materiale ndërtimore pranë kontejnerëve kolektivë.

Përmes një apeli drejtuar qytetarëve, kompania ka rikujtuar se hapësirat përreth kontejnerëve nuk janë të destinuara për grumbullimin e mbeturinave të tilla.

KRM “Çabrati” thekson rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve në ruajtjen e pastërtisë së hapësirave publike, si dhe në parandalimin e pengesave për qarkullimin e lirshëm të këmbësorëve.

Kompania u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi dhe të kontribuojnë në mbajtjen e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *