KOSTT-i pranon të gjitha gjetjet e auditorit, Mustafa kritikon ndarjen e 54 mijë eurove në 72 kontrata
KOSTT-i është pajtuar me të gjitha gjetjet e evidentuara në Raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të vitit 2025.
Gjatë shqyrtimit të raportit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike deputetët kanë kërkuar zbatimin e rekomandimeve dhe adresimin e mangësive të evidentuara.
Kryeshefi Ekzekutiv në KOSTT, Trim Tërnava, ka thënë se KOSTT-i është pajtuar me të gjitha gjetjet e auditorit dhe se ka hartuar planin e veprimit për adresimin e tyre.
Duke folur për gjetjen A2, që lidhet me trajtimin jo të saktë të provizioneve për rastet gjyqësore dhe korrigjimin e gabimeve, Tërrnava ka thënë se një ndër sfidat kryesore të ndërmarrjes janë kontestet gjyqësore që lidhen me procesin e shpronësimit për linjën e interkoneksionit 400 kilovolt Kosovë-Shqipëri.
“Ka filluar këtë vit, disbursimi i parë i kredisë, edhe e kemi cekur edhe në plan veprime që tash e tutje interpretimi i dhënë nga ZKA-ja do të respektohet 100 për qind. Pak a shumë është problem qysh në kontabilitet është vlerësu, po prapë e gjetura qëndron. KOSTT është pajtuar me të gjitha gjeturat e auditorit. Është gjetja A2, trajtimi jo i saktë i provizioneve për raste gjyqësore dhe korrigjimi i gabimeve. KOSTT ka shumë problem me çështjen e shpronësimit. Dihet linja 400 kilovolt Kosovë-Shqipëri, 92 km përafërsisht janë në pjesën e Kosovës, edhe procesi i shpronësimit kalon përmes Ministrisë së Financave, ku në fund edhe Ministria e Financave vendos për kompensimin e palëve”, tha ai.
Kryetari në këtë komision, Besian Mustafa ka pyetur për kredinë në KfW.
“ E kuptoj natyrën e kredisë në KfW, ajo kredi paguhet nga tatimpaguesit kosovar, paguhen tarifa e komisionit të menaxhmentit ende pa filluar punë, a e kam të saktë që e keni paguar, apo është vetëm çështje kontabël”, ka thënë Mustafa.
Për këtë Tërnava ka thënë se kjo tarifë paguhet menjëherë brenda 30 ditëve pasi të nënshkruhet kredia.
“Kjo tarifë paguhet menjëherë brenda 30 ditëve pasi të nënshkruhet kredia. Ka zgjat tre vjet zgjedhja e kompanisë konsulentë, është një proces që udhëhiqet sipas rregullave të prokurimit të KFV-së”, tha ai.
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Mustafa, përmendi çështjen e 72 kontratave të lidhura gjatë vitit 2025, në vlerë të përgjithshme prej 54 mijë eurosh, përmes procedurave me vlerë minimale.
Ai ka kërkuar sqarime nëse përmes ndarjes së furnizimeve të përsëritura dhe artikujve të ngjashëm në kontrata të veçanta është shmangur ndonjë prag ligjor i prokurimit.
“Gjatë vitit 2025 ishin lidhur gjithashtu 72 kontrata në vlerë të përbashkët 54 mijë euro, përmes procedurave në vlere minimale, përfshirë furnizimet të përsëritura dhe artikuj të ngjashëm. Kryeshef dhe kryesues i bordit, si deputet dhe qytetar i Kosovës kur e sheh këtë menjëherë të ndezët një dritë, a është duke i ikë dikush në KOSTT një pragu ligjor atje, sepse, një shumë prej 54 mijë eurove e ndan në 72 kontrata” , ka theksuar Mustafa.
Në përgjigje, kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Gëzim Tosuni, ka thënë se edhe bordi ka kërkuar sqarime për këtë çështje, duke shtuar se ligji aktual i prokurimit në disa raste është kufizues për nevojat praktike të ndërmarrjes.
Megjithatë, ai ka theksuar se raporti i auditimit nuk ka identifikuar keqpërdorime.
“Edhe ne kemi kërkuar sqarime. Por, një përgjigje pak më e përgjegjshme që mundet me sqaru një sjellje të tillë është se u përmend pak më herët se KOSTT është pjesë e infrastrukturës kritike, dhe ndoshta nuk na takon neve si bord me e trajtu si çështje, por duhet nivel më të naltë, nuk e di a duhet me u trajtu si ndërmarrjet tjera me ligjin e prokurimit. Ligji i prokurimit në shumë situata është tepër kufizues për nevojat praktike të KOSTT-it….Raporti nuk ka identifikuar ndonjë keqpërdorim, gjitha këto gjetje, që kanë me na ndihmuar neve më u përmirësu tutje ”, ka thënë Tosuni.
Për këtë ka reaguar deputeti i LVV-së, Jeton Raka, i cili ka thënë se kufizimet eventuale të ligjit nuk e arsyetojnë moszbatimin e rekomandimeve të auditorit.
“U tha që ligji kufizon, ligji i prokurimit nuk kufizon. A ka nevojë për ndryshim, padyshim se ka nevojë, mirpëo të gjeturat në prokurim duhet me u eliminu këto të gjetura, duhet zbatuar këto rekomandimet e auditorit, për shkak se ka një planifikim në fillim të vitit, ku bëhen planifikimet për gjithë vitin”, tha ai.
Gjatë diskutimit, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Eman Rrahmani ka theksuar se shumica e gjetjeve të evidentuara nga auditori janë të përsëritura dhe jo të reja, gjë që sipas tij tregon mungesën e veprimeve konkrete për të parandaluar përsëritjen e tyre.
“Janë të gjetura të përsëritura shumica, sesa të reja, që dëshmon mosmarrjen e veprimeve konkrete për mos përsëritjen e këtyre ”, tha Rrahmani.
Teksti i plotë në sistemin me parapagim.
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) mban protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me moton “Kundër vrasjes së grave – Femicidi është urgjencë kombëtare”. Përmes kësaj proteste, RrGK synon…
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur të mërkurën në takim Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca, me të cilën ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në trajtimin e rasteve që lidhen me dyshimet për…
Dhuna ndaj grave është plagë e shoqërisë dhe dështim i sistemit, ndërsa siguria e tyre duhet të jetë pjesë e planifikimit urban, transportit publik dhe investimeve komunale. Kështu u tha në Asamblenë e grave parlamentare dhe…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në Samitin Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor. Lajmi është bërë i ditur nga Qeveria e Kosovës, përmes një njoftimi për…
Ambasada e Kosovës në Vjenë ka njoftuar qytetarët se shërbimet e rregullta konsullore do të ofrohen deri më 23 dhjetor 2026. Kjo për shkak të procedurave të përmbylljes së vitit fiskal, përcjell Bota sot. Nga 24 deri më 31…
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të raportit të kryeministrit Albin Kurti për arritjet e qeverisjes. Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka ngritur një sërë pyetjesh lidhur me realizimin e premtimeve për…
Në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të Asamblesë së Grave Parlamentare dhe Asamblisteve, Albulena Haxhiu ka ngritur shqetësimin për dhunën ndaj grave dhe përgjegjësinë institucionale për mbrojtjen e tyre. Ajo ka thënë…
Me rastin e hapjes së fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, Grupi i Grave Deputete po mban sot Asamblenë e Grave Parlamentare dhe Asambleiste. Asambleja po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, me temën…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet të mërkurën seanca për rastin e vrasjes në Aktash. Shkak u bë gjendja shëndetësore e të akuzuarit Fatos Abazi. Në këtë rast, Korab Gashi, Valdrin…
Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët dhe institucionet për një e-mail mashtrues që po dërgohet në adresa të ndryshme elektronike, kinse në emër të ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm…
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë thirrje për angazhim të vazhdueshëm institucional dhe shoqëror në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, me rastin e hapjes zyrtare të…
Shpëtim Hajdaraj, djali i veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj, ka bërë thirrje për zbardhjen e vrasjeve politike, duke rikujtuar atentatin ndaj Sebahate Tolajt dhe Isuf Haklajt. Në një shkrim në Facebook, ai ka theksuar se ata u vranë për…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pas zgjedhjes së presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, vendi ka stabilitet të plotë institucional për katërvjeçarin e ardhshëm. Përmes një postimi, Kurti ka bërë të…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka lënë të kuptohet se tërheqja e PDK-së nga Ligji për Dhomat e Specializuara është ndikuar nga mesazhet e vendeve mike të Kosovës. Duke folur në emisionin…
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka pranuar se deputetët dhe Kryesia e partisë fillimisht kanë qenë kundër kthimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend. I ftuar në…
Anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi, ka reaguar ndaj deklaratës së Nasim Haradinajt për deputeten e LDK-së, Vjosa Osmani, të cilës i kishte thënë: “Të flasë për babin e vet, veç se di a guxon”. Gacaferi ka thënë…
Gjendja aktuale e sigurisë në Kosovë dhe procesi i optimizimit të KFOR-it ishin në fokus të takimit ndërmjet komandantit të këtij misioni, gjeneralmajor Roberto Vergori, dhe ambasadorit të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj. Takimi…
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka shprehur ngushëllime pas aksidentit tragjik të një helikopteri ushtarak në Eskişehir të Turqisë, ku humbën jetën 5 pjesëtarë të Forcave të Armatosura turke. Komandanti i KFOR-it,…
Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se së bashku me klientin e tij, Hashim Miftari, do të dorëzojnë kërkesë në Këshillin Prokurorial të Kosovës për inicimin e procedurës së shkarkimit të prokurorit Blerim Igrishta. Sipas…
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) proteston sot në Prishtinë, duke kërkuar veprime konkrete institucionale për parandalimin e femicidit. Protesta, me moton “Kundër vrasjes së grave – Femicidi është urgjencë kombëtare!”,…
Kosova dhe Shqipëria bashkohen në festat e Nëntorit me një program të përbashkët kulturor deri më 6 dhjetor. Koncerte, ekspozita, shfaqje teatrore dhe filma do të sjellin në vëmendje trashëgiminë historike, krijimtarinë…
Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka deklaruar se askush nuk mund t’ua mbyllë gojën atyre që kërkojnë zbardhjen e vrasjeve politike të pasluftës. Në një emision televiziv, Gaxherri tha se zyrtarët e LDK-së nuk janë…
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë mobilizuar për rikthimin në operim të bllokut B1 të Termocentralit Kosova B. Sindikata e Re e KEK-ut ka bërë të ditur se punimet po vazhdojnë edhe në orët e…
Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot, mbledhje, në të cilat do të shqyrtohen çështje që lidhen me mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, raportet e auditimit, buxhetin për vitin 2027, marrëveshjet…
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), sot në vend pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Në mëngjes parashihen…
Liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen sot, në Bruksel, në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor. Sipas programit të publikuar nga Këshilli Evropian, aktivitetet do të nisin…
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka publikuar pamje nga angazhimi i punëtorëve për rikthimin në operim të bllokut B1 të Termocentralit Kosova B. Përmes një videoje, sindikata ka vënë në pah mobilizimin…
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 82-vjetorit të…
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Përmes një postimi, Haxhiu ka theksuar…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka theksuar rëndësinë historike dhe kombëtare të 28 Nëntorit, duke e cilësuar këtë datë si simbol të bashkimit, sakrificës dhe identitetit shqiptar. Ajo mori pjesë në pritjen e…
Qeveria e Kosovës po punon në politika të reja për fuqizimin e ekonomisë kreative, me synimin që ky sektor të kontribuojë më shumë në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe inovacionin. Kështu ka bërë…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përkujtuar policët Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, në 23-vjetorin e vrasjes së tyre, duke i cilësuar dëshmorë të demokracisë. Ajo ka thënë se Tolaj dhe Haklaj, pas çlirimit…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, me rastin e 28 Nëntorit, ka mbajtur një fjalim në të cilin ka kujtuar rrugëtimin historik të shqiptarëve drejt…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Pajaziti, ka bërë të ditur se Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka shqyrtuar Raportin…
Më 25 nëntor, e mërkurë, ora 10:00, do t’i fillojë punimet konferenca shkencore “Rexhep Qosja- figurë shumëplanëshe e kulturës shqiptare”, që do të organizohet nga Instituti Albanologjik-Prishtinë në shenjë…
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë se Kosova ishte e pranishme edhe në aktin historik të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, në Vlorë, duke e cilësuar…
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë pjesë në një pritje festive të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit. Në këtë…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Krenare Çerkini, ka kërkuar që Kosova të përfshihet në forumet e ardhshme të Bashkimit Evropian për zgjerimin, duke u përfaqësuar nga institucionet e saj. Përmes një postimi në…
23 vjet më parë u vranë pabesisht Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët luftuan për lirinë e vendit dhe vazhduan t’i shërbenin Kosovës edhe pas përfundimit…
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Fëllanza Podrimja, është pritur në takim nga Sekretari i Shtetit për Koordinim Politik dhe Çështje Ndërkombëtare në…
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë për nesër në Prishtinë, duke kërkuar veprime konkrete institucionale për parandalimin e vrasjes së grave. Protesta, me moton “Kundër vrasjes së grave – Femicidi…
Djali i heroit Hamëz Jashari, Bekim Jashari. dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së…
Partia e ministrit për Kthim dhe Komunitete i Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, bëri të ditur se deklarimet e deputetit të Vetëvendosjes Arbër Rexhaj për trashëgiminë ortodokse janë të papërshtatshme, duke pohuar se…
Grupi i Grave Deputete do të organizojë nesër, më 25 nëntor, Asamblenë e Grave Parlamentare dhe Asambleiste, në kuadër të hapjes së fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të katër të dyshuarve të tjerë në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kërkuar që hetimet të vazhdojnë në të gjitha dimensionet deri në…
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralmajor Ferdinant Dimo. Sipas njoftimit të…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës….
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Aktakuzë për shpëlarje të parave, mbi gjysmë milioni euro në bankë dyshohen nga shitja e narkotikëve
Kryeprokurori Gashi takohet me Auditoren e Përgjithshme, në fokus keqpërdorimi i parasë publike
Mbi 20 për qind kanë arritur humbjet e lejuara të energjisë elektrike në komunat veriore
Heronjtë kombëtarë nuk janë pronë e institucioneve fetare!
Më 28 nëntor 2026, në Tiranë, në sheshin “Skënderbeu”, duhet të ndodhë Nëntori i Tretë
Skandali në varrezat e Rrmajit në Shkodër dhe dëshmitë historike mbi pushtimin serbo-malazez të trojeve shqiptare (1912–1916)
Dy dekada pushteti, një e drejtë e mohuar – dështimi historik i BDI-së për provimin e jurisprudencës në shqip, Shasivari drejt zgjidhjes!
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Sot, me mall të pashuar, dhimbje në zemër dhe dashuri të përjetshme, kujtojmë babanë tonë të…
Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Jennifer Barreto nga Porto Riko, 27 vjeç, u kurorëzua Miss Universe 2026 natën e së martës, 24 nëntor, në San…
Dy burra janë arrestuar për dyshime për vjedhje dhe hyrje të paligjshme në pronë pas një incidenti në Anmer…
