Kosova në dy pamje – kur themelet e shtetit zbehen në Prishtinë, nacionalizmi serb ngre kokën në Bruksel
Ka raste kur zhvillimet politike, edhe nëse ndodhin në vende të ndryshme, krijojnë një kontrast që nuk mund të kalohet në heshtje. Pikërisht kjo po ndodh sot me Kosovën. Në njërën anë, në Presidencën e Kosovës, fotografia e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, zhvendoset nga vendi i saj i nderit, ndërsa Deklarata e Pavarësisë nuk qëndron më në pozicionin e saj të mëparshëm. Këto ndryshime kanë shkaktuar reagime të shumta, ndërsa Presidenca ka dhënë sqarimin e saj se asgjë nuk është larguar nga institucioni. Por çështja nuk është thjesht se ku vendoset një fotografi apo një dokument. Çështja është çfarë simbolizojnë ato për shtetin e Kosovës. Në anën tjetër, në Bruksel një fyerje e rëndë ndaj Republikës së Kososvës. Pikërisht në hapësirat e një aktiviteti të organizuar në kuadër të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, dëgjohet kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila përcjellë pretendime historike dhe territoriale të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës. Një provokim i tillë, në një aktivitet të institucioneve evropiane, është veçanërisht shqetësues.
Dhe këtu lind një pyetje që meriton përgjigje. Si është e mundur që, në një kohë kur nacionalizmi serb vazhdon të mos e njohë realitetin e shtetit të pavarur të Kosovës, në vetë institucionet e Kosovës të mos tregohet kujdesi dhe respekti i duhur për simbolet dhe personalitetet që përfaqësojnë themelimin e këtij shteti? Çështja e zhvendosjes së fotografisë së Presidentit historik Dr Ibrahim Rugova dhe e Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e tyre të nderit në Presidencën e Kosovës ka një domethënie që shkon përtej një ndryshimi të thjeshtë brenda zyrave shtetërore. Ajo prek kujtesën historike, identitetin shtetëror dhe respektin që institucionet e Republikës së Kosovës duhet të tregojnë ndaj themeluesve të saj. Sipas raportimeve të 9 nëntorit 2026, fotografia e Ibrahim Rugovës ishte zhvendosur nga pozicioni i mëparshëm, ndërsa në vendin ku ekspozohej Deklarata e Pavarësisë ishte vendosur një vepër filigrani. Kjo shkaktoi reagime publike dhe kundërshtime nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndër të tjerë. Presidenca, më 10 nëntor, deklaroi se as fotografia dhe as Deklarata nuk ishin larguar nga ambientet e institucionit, por mediat njoftojnë se janë vendosur në një skutë të zyrës, ku nuk bien në sy. Për këtë arsye debati, për vendin e tyre të nderit, mbetet. Nuk është e qartë se me urdhër të kujt u zhvendos fotografia e Presidentit të parë historik të Kosovës, Dr Ibrahim Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Kisha shkruar një artikull duke mirëpritur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pula në detyrën e lartë të shtetit dhe tani më duhet të bëj një pyetje themelore. A mund të trajtohen simbolet e historisë së shtetit si elemente të zakonshme dekorative, të cilat çdo drejtues i ri i institucioneve mund t’i vendosë ose t’i zhvendosë sipas dëshirës së tij ose të saj?
Ibrahim Rugova nuk ishte thjesht një president i Republikës së Kosovës. Ai ishte njëri prej personaliteteve themelore të historisë moderne shqiptare, prijësi i rezistencës paqësore, simbol i qëndresës politike dhe intelektuale të shqiptarëve të Kosovës, dhe njëri prej protagonistëve kryesorë të rrugëtimit drejt lirisë, pavarësisë dhe botës demokratike perëndimore, sidomos Shteteve të Bashkuara. Historia e Kosovës nuk fillon me 17 shkurt 2008. Ajo ka një rrugëtim të gjatë, me sakrifica, përpjekje politike, qëndresë qytetare dhe luftë për të drejtën e një populli për të jetuar i lirë në trojet e veta shekullore dardane. Në këtë rrugëtim, Ibrahim Rugova zë një vend të veçantë dhe të pazëvendësueshëm. Nga ana tjetër, Deklarata e Pavarësisë, e shpallur më 17 shkurt 2008, nuk është një dokument i zakonshëm administrativ. Ajo është akti themeltar i shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës, shprehja institucionale e vullnetit të popullit për liri, sovranitet dhe vetëvendosje. Prandaj, fotografia e Presidentit Rugova dhe Deklarata e Pavarësisë duhet të kenë vendin e tyre të merituar në institucionin më të lartë përfaqësues të shtetit. Çka është Kosova pa këto dy simbole?!
Presidentët ndërrohen, mandatet përfundojnë, qeveritë vijnë e shkojnë, por historia e një kombi dhe e një shteti nuk mund të ndërrohet me çdo ndryshim pushteti. Presidenca nuk është pronë personale e askujt. Ajo është institucion i Republikës dhe, si e tillë, duhet të përfaqësojë vazhdimësinë historike, politike dhe shtetërore të Kosovës. Nuk është fjala për t’i mohuar askujt të drejtën për të promovuar artin, kulturën apo trashëgiminë familjare. Përkundrazi, këto janë vlera që meritojnë respekt dhe promovim. Por ato nuk duhet të vihen në konkurrencë me simbolet themeltare të shtetit. Në fund të fundit, një vepër arti mund të ekspozohet në shumë vende, ndërsa fotografia e Presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklarata e Pavarësisë përfaqësojnë momente dhe personalitete që kanë hyrë përgjithmonë në historinë e Kosovës dhe të kombit. Nderimi i tyre nuk është çështje partie, as çështje simpatie politike. Është detyrim ndaj historisë dhe ndaj brezave që sakrifikuan për lirinë. Kosova ka nevojë për institucione që e ruajnë kujtesën e saj historike, jo për institucione që e trajtojnë atë si një element të ndryshueshëm të dekorit zyrtar ose personal.
Ibrahim Rugova ka vendin e tij në historinë e Kosovës. Deklarata e Pavarësisë ka vendin e saj në themelet e Republikës. Asnjë ndryshim administrativ nuk mund t’ua ndryshojë këtë të vërtetë. Sepse shtetet nuk ndërtohen vetëm me institucione, ndërtesa dhe zyra. Ato ndërtohen edhe me kujtesë, respekt dhe mirënjohje për ata që i sollën deri në ekzistencë. Dhe kjo është një përgjegjësi që i takon çdo presidenti, pavarësisht emrit, bindjeve apo përkatësisë politike. Historia e shqiptarëve nuk është pronë e pushtetit të ditës, jo! As Kosova nuk është “Republikë bananash”, ku çdo pushtetar i ri mund të sillet sikur historia fillon me ardhjen e tij në zyrë dhe përfundon me largimin e paraardhësit. Kosova nuk mund të ndërtojë të ardhmen duke lënë në hije historinë e saj. Përkundrazi, sa herë që të tjerët përpiqen të vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e saj, institucionet e Kosovës duhet të jenë të parat që mbrojnë trashëgiminë politike dhe historike mbi të cilën u themelua Republika.
Brukseli duhet të japë shpjegime për lejimin e një kënge me mesazhe nacionaliste dhe pretendime territoriale ndaj një shteti sovran. Ndërsa Prishtina duhet të kuptojë se respekti për Ibrahim Rugovën dhe Deklaratën e Pavarësisë nuk është çështje nostalgjie politike, por detyrim shtetëror dhe kombëtar. Një popull që nuk nderon themeluesit e shtetit të vet, rrezikon të humbasë edhe respektin për historinë që e bëri të lirë. Kosova ka paguar një çmim tepër të lartë për lirinë dhe pavarësinë e saj. Ajo nuk ka nevojë për paqartësi në shtëpinë e vet dhe as për heshtje përballë atyre që vazhdojnë të ëndërrojnë kthimin e saj nën Serbi. Historia e Kosovës meriton respekt, ndërsa shtetësia e saj kërkon mbrojtje të përditshme!
Presidenti Ibrahim Rugova nuk ishte një president dosido. Ai ishte arkitekti politik i rezistencës paqësore, udhëheqësi i një epoke të jashtëzakonshme dhe njëri prej personaliteteve që i dha çështjes së Kosovës përmasë ndërkombëtare, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontributi i tij nuk mund të fshihet, të zvogëlohet apo të lihet në harresë për shkak të mospajtimeve politike të pasardhësve të tij.
Po kështu, Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit 2008 nuk është një dokument që mund të vendoset ose të hiqet sipas preferencave të drejtuesve të radhës. Ajo është akti themeltar i shtetit të Kosovës. Një shtet serioz i nderon themeluesit e vet. Një shtet demokratik respekton institucionet dhe trashëgiminë e tij historike. Një shtet që synon të ndërtojë të ardhmen nuk e mohon të kaluarën.
Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të regjistruar në Uashington, Kosova ka rikthyer një zë profesional në kryeqytetin amerikan. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka lidhur kontratë njëvjeçare me…
Gjykata Speciale në Hagë e shpalli sot ish-presidentin Hashim Thaçi fajtor për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe për mosbindje ndaj…
Spanja, njëra nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, deklaroi të hënën në Bruksel se nuk do ta pengojë afrimin e saj me BE-në. Në të njëjtin forum, presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026 në Serbi përfaqësojnë një nga kthesat më të rëndësishme politike në historinë e saj bashkëkohore. Fitorja e Listës Studentore, e cila siguroi 140 nga 250 mandatet parlamentare,…
Më 16 nëntor 2026 nisi punimet Forumi i Dytë i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që organizohet nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisioneres për Zgjerim, Marta Kos. Ky Forum u zhvillua nën temën, më shumë propagandistike sesa…
Sot është caktuar mbajtja e seancës konstituive të legjislaturës së re të Parlamentit të Serbisë. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura më 25 tetor 2026, Lista Studentore në Serbi arriti të sigurojë 53,01%…
Letër publike drejtuar Komisioneres për Zgjerim të BE-së, Marta Kos E nderuar zonja Kos, Në mbrëmjen hapëse të edicionit të dytë të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel, më 15 nëntor 2026, në…
Korrupsioni është ryshfeti i paligjshëm i zyrtarëve me para, mallra ose shërbime me qëllim fitimin e një avantazhi.Korrupsioni (fjalë për fjalë: prishje) përdor mjete të tilla si mashtrimi, ryshfetet, kërcënimet, zhvatja,…
Qeveria e Kosovës vendosi të hënën të ndalojë blerjen, shitjen, importin dhe eksportin e energjisë elektrike me ndërmarrjet që kanë seli, kompani amë ose pronarë të lidhur me Serbinë. Vendimi është përgjigje ndaj…
Interpretimi i këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel i tejkalon kufijtë e një skandali kulturor, duke treguar se kjo është një çështje politike dhe e…
Më 15 nëntor 2026, në Bruksel, gjatë mbrëmjes hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, interpretimi instrumental i këngës “Oj Kosovo, Kosovo” krijoi një kundërthënie ndërmjet mesazhit të…
Kuvendi i ri i Serbisë konstituohet të martën, më 17 nëntor, në orën 10:00, dhe për herë të parë pas 14 vjetësh shumicën nuk e ka kampi i Aleksandar Vuçiqit. Lista Studentore hyn në sallë me 140 nga 250 deputetë…
A mund të quhet promovim i bashkimit të kulturave evropiane një koncert ku interpretohet melodia e një kënge serbe që Kosovën e paraqet si pjesë të Serbisë dhe përcjell mesazhe nacionaliste e pretendime territoriale ndaj shtetit të…
Kjo për shkak të situatës së përgjithshme delikate politike, diplomatike dhe të sigurisë në botë, Brukseli duhet të shqyrtojë mundësinë e një iniciative të veçantë politike për shtetet kandidate për…
Interpretimi i këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, më 15 nëntor 2026, shkaktoi reagime të fuqishme politike dhe diplomatike nga…
Edi Rama u doli borxhit shqiptarëve edhe me librin e tij "Kurbani", 2011…! Përveç me Gërdecin, më 15 mars 2008 dhe me 21 janarin 2011, mund të mendohet dhe llogaritet se Edi Rama i paralajmëroi shqiptarët për çka…
Koalicioni Shqiptar fitoi dy ulëse në Kuvendin e Serbisë. Bashkimi i tetë subjekteve politike dëshmoi se bashkërendimi është i domosdoshëm për përfaqësimin politik të shqiptarëve, por rezultati mbeti nën synimin prej tri…
Në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, të organizuar nga Komisioni Evropian nën drejtimin e komisioneres Marta Kos, u interpretua kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, nuk është vetëm…
Heshtja diplomatike nuk është neutralitet Në marrëdhëniet ndërkombëtare, shtetet nuk maten vetëm me atë që deklarojnë, por edhe me atë që bëjnë, me kohën kur reagojnë dhe me aftësinë për t’i…
Brenda një dite, fituesit e zgjedhjeve në Serbi trokitën në dy dyer që nuk shkojnë bashkë. Përfaqësuesit e Listës Studentore u takuan në Beograd me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan, dhe me ambasadorin rus,…
Në asamblenë e PS kryeministri foli shumë për atë që në raportin e Komisionit Europian përmendet si Traktati i Anltarësimit. Ky togfjalësh përdoret për herë të parë. Dhe këtë përmendje Rama e shiti dje si…
Debati ka vdekur. Dhe kjo nuk është thjesht një shprehje metaforike, por një nga simptomat më shqetësuese të krizës së mendimit kritik në shoqërinë tonë. Dikur, debati ishte hapësira ku përplaseshin idetë, ku…
Situata e krijuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me dy ushtrues detyre të rektorit, është një zhvillim që tejkalon një mosmarrëveshje të zakonshme administrative. Kjo ngre shqetësime serioze për…
1. SHQIPËRIA: NGA PROTESTA Për të kuptuar epilogun e protestave në Shqipëri dhe Kosovë, duhet të analizojmë jo vetëm pakënaqësinë qytetare, por edhe raportet ndërmjet pushtetit, opozitës, shoqërisë civile,…
Të martën, më 17 nëntor, në orën 10:00, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallin aktgjykimin e dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi brenda dy muajsh. Këtë herë gjykohet ajo që prokuroria thotë se…
Një shqetësim dhe brengë e jona e përbashkët, që duhet të na mundojë të gjithëve, si komb dhe si shoqëri në përgjithësi! Të gjitha eksodet dhe shpërnguljet, në të gjitha kohërat dhe etapat historike,…
Ligji i imponuar për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë është kthyer mbrapsht nga ana e presidentes Shiroka-Pula për t’u rishqyrtuar në Kuvend. Prej disa ditësh grupet parlamentare diskutojnë, por nuk merren vesh për…
Në traditën dhe kulturën shqiptare, mikpritja dhe mirënjohja nuk kanë qenë kurrë thjesht zakone kalimtare, por shtylla të shenjta mbi të cilat është ndërtuar vetë qenia jonë kombëtare. Historia na ka mësuar se një…
Që në fillim më duhet ta sqaroj se, për mua si sociolog, dokumenti ku evidentohet qëndrimi i opozitës serbe ndaj Kosovës nuk mund të ndëlidhet vetëm me shpresën si synim e ambicie se ata do të jenë më liberalë, por edhe me…
Krahina e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në funksion të artikulimit të një platforme të përbashkët politike, duhet domosdoshmërisht të dëshmojë unitet, harmonizim të qëndrimeve dhe konsensus politik ndërmjet…
Kryeministri Edi Rama u kërkoi të shtunën socialistëve, në Asamblenë Kombëtare në Gjirin e Lalzit, të votonin përjashtimin nga partia të Elisa Spiropalit, ish-kryetares së Kuvendit dhe ish-ministres së Jashtme, si dhe të Plarent…
Sigurisht, po i ndjek me shqetësim të shtuar revoltat studentore, në fakt zemërimin e mbarë-shqiptarëve kundër elitës së Tiranës, në fakt sekt-zullumqarësh, që në 35 vite, privatizuan politikën, përmorën…
I. Rinia në shesh, intelektualët në dilemë dhe përgjegjësia morale e një kombi. Ka çaste në historinë e një kombi kur vlera e individit nuk matet më me titujt që mban, diplomat që zotëron, postet që ka ushtruar apo…
Kraja vazhdon të jetojë përmes traditës kulturës dhe bashkimit të shqiptarëve .Andaj mos thoni se Kraja po braktiset, po vetmohet apo po harrohet! Dita e sotme dëshmoi të kundërtën. Rruga kryesore e saj ishte mbushur me vizitorë…
Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe Kosovë po dëshmojnë intensifikimin e një konkurrence shumëdimensionale ndërmjet dy kryeministrave, Edi Ramës dhe Albin Kurtit, e cila, përtej marrëdhënieve ndërpersonale dhe dallimeve…
Profili i personalitetit të zgjedhur nga populli, me emrin deputet, ka një domethënie shumëdimensionale për një shoqëri demokratike dhe të avancuar. Dikur, deputeti zgjidhej me votën e popullit nga regjioni i caktuar, ku qytetarët, në…
Shqipëria sot ndodhet në udhëkryq. Sovraniteti i saj është i kërcënuar nga regjimi i korrupsionit, vjedhjes dhe tradhtisë. Shqipëria sot është kapur dhe është marrë peng nga politika dhe oligarkia. Realiteti vërteton se…
Ishte kohë burrash të mëdhenj në muajin e Shenjtë të nëntorit; dritëdhënës vizionarë dhe trima atdhetarë, të frymëzuar nga shpirti i pavdekshëm i GJERGJ KASTRIOTIT, Simbolit tonë Hyjnor. Sot, 118 vite më…
Pas gati 12 orësh punë, seanca e Kuvendit të Kosovës u ndërpre të premten mbrëma për mungesë kuorumi. Në sallë kishin mbetur vetëm 38 deputetë, dhe ligji që ngushton mandatin e Gjykatës Speciale mbeti pa u votuar për…
Përkthim, përshtatje dhe riformulim i materialit Evropa po përballet me një dilemë gjithnjë e më serioze të sigurisë: si ta forcojë aftësinë ushtarake për të parandaluar agresionin rus, pa rrezikuar që një konflikt…
Qeveria e RMV-së përveç futjes së bullgarëve në kushtetutën e saj duhet të bëjë edhe disa korrigjime kushtetuese për t'u baraspeshuara me emrin e shtetit të saj RMV: – Nëse shqiptarët janë 20 %, në…
Në historinë e popujve të Europës, pak kombe kanë kaluar nëpër udhëkryqe aq të trazuara historike e fetare sa kombi shqiptar. E megjithatë, përballë perandorive që synonin ta tjetërsonin dhe ta përçanin nga brenda,…
Më shumë se tri dekada pas rënies së Murit të Berlinit, duket se telefoni i kuq ende nuk ia ka lëshuar vendin telefonit të kaltër. Kjo është metafora që shpreh një paradoks të madh të kohës sonë. demokracia u shpall…
Centralizimi politik përcakton se cili nivel i qeverisjes mban autoritetin përfundimtar. Kuptimi i tij kërkon vëmendje ndaj pushteteve, autonomisë territoriale dhe kontrollit të pushtetit. Kur një vendim publik prek një vend të tërë, kush e ka…
Dhuna seksuale e përdorur sistematikisht gjatë luftës në Ksovë mbetet një nga kapitujt më të errët të historisë moderne europiane. Mijëra gra dhe vajza përpara se të detyroheshin të linin vatrat e tyre gjatë…
Në politikën ndërkombëtare, paraqitja publike e një kryeministri në konferenca prestigjioze, forume ekonomike, panaire, samite dhe tubime ndërkombëtare është pjesë e rëndësishme e diplomacisë…
Kuvendi i Kosovës pritet të vendosë sot nëse do ta rimiratojë pa asnjë ndryshim ligjin që ngushton mandatin e Gjykatës Speciale. Është i njëjti ligj që presidentja Justina Shiroka-Pula ua ktheu deputetëve me kërkesë të…
Serbia e re meriton shans, por jo çek të bardhë
Jo, kënga serbe “Jo Kosovos” në koncertin e hapjes të Forumit të Zgjërimit të BE në Bruksel – është më shumë se skandal
Kur shteti hesht, diplomacia humb terren: Kosova përballë sfidës së afirmimit ndërkombëtar
Dy mandate për shqiptarët e Luginës së Preshevës
Kosova në dy pamje – kur themelet e shtetit zbehen në Prishtinë, nacionalizmi serb ngre kokën në Bruksel
Çmimi për Ramën në Bruksel, një përmbysje e vlerave europiane
Nuk jam me asnjërin, sepse dua të jem me të gjithë!
Serbia pas Vuçiqit: A do të ketë ndryshime të politikës ndaj Kosovës dhe shqiptarëve?
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
Këngëtarja e njohur Lady Gaga ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke u shfaqur me një kombinim…
Modelja e njohur Emily Ratajkowski ka tërhequr vëmendjen gjatë festës së beqarisë. Ajo është shfaqur me dy…
