TË FUNDIT

Kosova e dyta në Ballkan në mundje, fiton shtatë medalje në Kroaci

Kosova e ka përmbyllur në vendin e dytë Kampionatin Ballkanik në mundje, në konkurrencën U20 për femra.

Kampionati është zhvilluar në Koprivnicë të Kroacisë, ku mundësit kosovarë kanë pasur paraqitje të suksesshme dhe kanë fituar gjithsej shtatë medalje.

Në konkurrencën U20 për femra, Kosova ka fituar tri medalje të argjendta. Në podium janë ngjitur Lonisa Reka, Dorentina Nezaj dhe Lorena Duraj.

Paraqitje të mira kanë zhvilluar edhe Adriatik Berisha, Erand Flugaj, Amin Hoti dhe Elsa Nikoci, por ata nuk kanë arritur të sigurojnë medalje.

Pa fat ka qenë Kanita Spahija, e cila është lënduar në kraharor gjatë xhiros së parë. Me rekomandimin e mjekut, ajo është detyruar ta ndërpresë garën.

Federata e Mundjes e Kosovës i ka uruar Spahijës shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në tapet.

Në bilancin e përgjithshëm të Kampionatit Ballkanik, mundësit e Kosovës kanë fituar katër medalje të argjendta dhe tri të bronzta, për gjithsej shtatë medalje.

Kosova e ka përmbyllur garën në Kroaci në vendin e dytë në konkurrencën e femrave U20.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *