TË FUNDIT

Kosova dhe Kroacia synojnë thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkencës

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit i Kosovës, Përparim Kryeziu, gjatë vizitës së tij në Kroaci, është pritur në Ambasadën e Kosovës në Zagreb nga ambasadori Martin Berishaj.

Gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit, shkencës dhe kërkimit shkencor, si dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve.

Në fokus të bisedës kanë qenë edhe zhvillimi i nismave dhe projekteve të përbashkëta, të cilat synojnë rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në këto fusha, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimit, arsimi dhe shkenca konsiderohen fusha me rëndësi të veçantë për zhvillimin shoqëror, afrimin e brezave të rinj dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionale miqësore ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë ./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *