Kosova dhe BE, takimi i Nënkomitetit të MSA-së për inovacionin, shoqërinë e informacionit dhe politikat sociale
Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Komisionit Evropian mbajtën më 8 tetor, në Bruksel, takimin e tetë të Nënkomitetit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit për inovacionin, shoqërinë e informacionit dhe politikat sociale. Në takim u diskutuan një gamë e gjerë temash, duke përfshirë arsimin, rininë, politikat sociale dhe punësimin, shoqërinë e informacionit, telekomunikacionin dhe politikat audiovizuale, si dhe trashëgiminë kulturore, thuhet në njoftimin për media të Zyrës së BE-së në Kosovë.
Në fushën e punësimit, Komisioni inkurajoi autoritetet që të finalizojnë dhe miratojnë legjislacionin e vonuar prej kohësh që mbulon punësimin, ekuilibrin ndërmjet jetës profesionale dhe asaj private, si dhe sigurinë dhe shëndetin në punë, të cilat janë gjithashtu prioritete të Qeverisë.
“Ristrukturimi i Agjencisë së Punësimit duhet të përfundojë dhe kapacitetet e saj të forcohen, në mënyrë që të zbatojë me efikasitet masat aktive të tregut të punës dhe të ketë ndikim domethënës në uljen e shkallës së papunësisë dhe joaktivitetit, veçanërisht te gratë në moshë pune. Autoritetet u inkurajuan gjithashtu të sigurojnë që Inspektorati i Punës të ketë burime të mjaftueshme financiare dhe njerëzore për të përmbushur mandatin e tij, si dhe të rrisin transparencën e raportimit të rasteve të aksidenteve në punë. Komisioni vlerësoi punën e deritanishme të Kosovës në zbatimin pilot të Skemës së Garancisë për të Rinjtë, që synon adresimin e nivelit të lartë të të rinjve që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin arsim dhe nuk janë në trajnim (NEET), dhe inkurajoi krijimin e kushteve për zbatimin e saj të plotë. Komisioni gjithashtu inkurajoi autoritetet që të ndihmojnë në forcimin e kapaciteteve të organizatave të punëtorëve dhe punëdhënësve për të negociuar dhe lidhur në mënyrë të pavarur marrëveshje kolektive.
Në fushën e përfshirjes sociale dhe mbrojtjes sociale, Komisioni vuri në dukje progresin e deritanishëm në reformat e skemave të asistencës sociale në Kosovë dhe shprehu pritshmërinë për zbatimin e tyre të plotë, përfshirë miratimin e Ligjit për Asistencën Sociale dhe Përfitimet Sociale. Monitorimi dhe inspektimi i shërbimeve sociale duhet të kryhen në mënyrë të rregullt dhe të njëtrajtshme. Po ashtu, financimi i ofrimit të shërbimeve sociale nga komunat, përmes një granti të veçantë në buxhetet komunale, duhet të trajtohet me përparësi.
Në fushën e shoqërisë së informacionit, Komisioni vuri në dukje zbatimin e bartshmërisë së numrave telefonikë, duke siguruar përdorimin efikas të burimeve të numeracionit dhe duke nxitur konkurrencën ndërmjet operatorëve mobilë në Kosovë në kushte të barabarta. Kosova u inkurajua të vazhdojë zbatimin e Strategjisë së Qeverisjes Elektronike 2023–2028 dhe Agjendës Digjitale 2023, si dhe zgjerimin e shërbimeve elektronike që platforma eKosova u ofron qytetarëve dhe bizneseve. Komisioni inkurajoi Kosovën të ndajë burime të mjaftueshme për zbatimin e Strategjisë kombëtare për sigurinë kibernetike dhe planit përkatës të veprimit. Sa i përket legjislacionit, Kosova duhet të harmonizojë plotësisht legjislacionin e saj me Direktivën NIS2 të BE-së për sigurinë kibernetike, Rregulloren e BE-së për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara 2.0, si dhe me Kodin evropian të komunikimeve elektronike.
Në fushën e politikave audiovizuale, palët u pajtuan që Kosova duhet të vazhdojë punën për harmonizimin e legjislacionit me Direktivën për shërbimet mediatike audiovizuale dhe Aktin evropian për lirinë e medias. Komisioni gjithashtu inkurajoi Kosovën të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme për financimin e transmetuesit publik, në përputhje me acquis-in e BE-së.
Në fushën e arsimit, Komisioni vuri në dukje progresin e arritur në rritjen e përfshirjes në edukimin në fëmijërinë e hershme, zgjerimin e arsimit dhe aftësimit profesional (AAP), si dhe miratimin e një kurrikule të re për fëmijët e moshës 0–6 vjeç. Komisioni gjithashtu theksoi nevojën që aftësitë bazë, fushat STEM (shkenca, teknologjia, inxhinieria dhe matematika) dhe digjitalizimi të trajtohen si prioritete në dokumentet kryesore të politikave dhe legjislacionit. Komisioni mirëpriti pjesëmarrjen pozitive në programin Erasmus+ dhe theksoi rëndësinë e forcimit të qeverisjes në të gjitha nivelet e arsimit. Autoritetet e Kosovës informuan për veprimet konkrete që po ndërmerren për të përmirësuar aftësitë bazë në dritën e rezultateve të fundit të testimit PISA, përpjekjet për përmirësimin e rezultateve në lexim, matematikë dhe shkenca, gjendjen aktuale të programeve kryesore legjislative, si dhe zhvillimet e fundit në fushën e sportit dhe rinisë.
Në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional (AAP), të dyja palët u pajtuan për nevojën e përshtatjes më të mirë të aftësive me kërkesat e tregut të punës, rishikimit të kurrikulave dhe profileve të aftësimit, si dhe riorganizimit të sistemit të financimit të arsimit dhe aftësimit profesional.
Sa i përket mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, Komisioni inkurajoi Kosovën të sigurojë përkushtim të vazhdueshëm ndaj Këshillit për zbatim dhe monitorim dhe punës së tij, të miratojë Ligjin për trashëgiminë kulturore dhe të shfrytëzojë plotësisht mundësitë që ofron programi Evropa Kreative.
Në fushën e kërkimit shkencor dhe inovacionit, palët pranuan nevojën për investime të mëtejshme në kapacitetet kërkimore dhe inovative, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë, integrimin në Hapësirën evropiane të kërkimit dhe pjesëmarrjen në programin Horizon Europe. Komisioni theksoi nevojën për sigurimin e financimit të mjaftueshëm për ekosistemin e kërkimit shkencor dhe inovacionit, duke synuar që ndarjet buxhetore të arrijnë rreth 1% të BPV-së. Komisioni inkurajoi Kosovën të vazhdojë punën për finalizimin e Strategjisë sombëtare të specializimit të mençur.
Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) është korniza përmes së cilës BE-ja dhe Kosova diskutojnë çështje teknike dhe të politikave rreth reformave të lidhura me BE-në. Organet e MSA-së përfshijnë Këshillin e Stabilizim-Asociimit, të asistuar nga Komiteti i Stabilizim-Asociimit, si dhe nën-komitetet e MSA-së, të cilat mbulojnë një gamë të gjerë të acquis të BE-së. Takimet e organeve të MSA-së japin kontribut të drejtpërdrejtë në raportet vjetore të Komisionit Evropian.
Secili takim i nën-komitetit monitoron dhe shoqëron realizimet e Kosovës në reforma dhe identifikon si mundet BE-ja të ndihmojë në këtë proces.
Janë shtatë fusha të mbuluara përmes takimeve sektoriale të nën-komiteteve përkatëse: drejtësia, liria dhe siguria; inovacioni, shoqëria e informacionit, politikat sociale, arsimi dhe kultura; tregtia, industria, doganat dhe tatimet; tregu i brendshëm, konkurrenca, mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit; bujqësia, peshkataria, pylltaria, siguria ushqimore; transporti, mjedisi, energjia, ndryshimi klimatik dhe zhvillimi rajonal; çështjet ekonomike dhe financiare, statistikat.
Dy fusha të tjera, të mbuluara përmes takimeve të grupeve të posaçme, janë reforma në administratën publike dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Takimet e komitetit dhe nën-komiteteve të MSA-së bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Secili takim rezulton në veprime vijuese të dakorduara bashkërisht që do të ndërmerren nga autoritetet e Kosovës. Koha ndërmjet takimeve lejon zbatimin e rekomandimeve dhe veprimeve të mëvonshme të dakorduara”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar agjendën legjislative të Qeverisë, duke ngritur pikëpyetje për prioritetet dhe mungesën e një drejtimi të qartë strategjik. Përmes një reagimi në Facebook,…
Erza Limani, ish-recepcioniste e hotelit “Sonoma”, ka rrëfyer në Gjykatën Themelore në Prishtinë momentet pas rënies së Maria Clarës nga dritarja e hotelit, reagimin e Endrit Nikës dhe bisedën që kishte zhvilluar me të pas…
Më 29 tetor në Apel shqyrtohet ankesa e Naim Murselit, ankesë paraqiti edhe familja e Liridona Ademajt Më 29 tetor, në orën 09:50, është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit, ku do të shqyrtohet ankesa e Naim Murselit, i…
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.Gj. për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 1998-1999, në Komunën e Zveçanit, i…
Profesori i sigurisë, Avni Islami, në një reagim ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kthyer në një nga temat kryesore të fushatës politike në Serbi. Sipas Islamit, opozita serbe po i përdor arritjet e…
Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mallra të padeklaruara në vlerë 10 mijë e 300 euro, gjatë kontrollit të një dërgese në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas njoftimit të Doganës…
Anëtari i Guxo, Luan Gacaferi ka ironizuar PDK-në pas reagimit të komisionares evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila i cilësoi të papranueshme ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Gacaferi pretendoi se iniciativa e…
“Kur ndalet rryma, mendja menjëherë të shkon te dalja: A do të dal?” Kjo është frika që Ymer Meholli thotë se e ka përjetuar tri herë gjatë 15 vjetëve të punës në Minierën e Stantërgut, afër…
Një afërm i 29-vjeçarit që dyshohet se u vra nga babai i tij në Pogragjë të Gjilanit, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij. Ai ka publikuar një mesazh prekës në Instastory, ku…
Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me partnerët strategjikë të Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë dhe Kroacisë, kanë përmbyllur…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do të zhvillojë sot një takim me dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin. Sipas njoftimit zyrtar, takimi do të mbahet në orën 17:00, në Kabinetin e Presidentes,…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Petrit Malaj. Ambasadori Malaj e uroi Presidenten për zgjedhjen në detyrë dhe shprehu shpresën se gjatë…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, më 15 tetor. Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur të hënën. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, bëri…
Nënshkruhet marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për sektorin e shëndetësisë në vlerë prej 41 milionë euro. Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se ky projekt do të sigurojë…
Partitë parlamentare në Kosovë kanë reaguar pas deklaratës së komisioneres së Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, e cila kritikoi ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të miratuar nga Kuvendi më 6…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Serbia ka të vendosura 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë pranë kufirit me Kosovën, duke e krahasuar këtë situatë me veprimet e Rusisë para aneksimit të Ukrainës. Maqedonci…
Zëvendësshefi i BE-së në Kosovë, Alexis Hupin ka zhvilluar një takim me Zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane të Investimeve, Robert de Groot. Përmes një njoftimi në Facebook, Zyra e BE-së në Kosovë ka…
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kritikave të komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos, lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e…
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku janë shqyrtuar disa çështje dhe është përcaktuar agjenda për seancën e ardhshme plenare, e cila do të mbahet të enjten. Kryetarja e Grupit Parlamentar të…
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) e ka aprovuar transmetimin eksperimental të “Radio Policia”. Ky aprovim u bë në mbledhjen e sotme të KPM-së me gjashtë vota për dhe asnjë kundër. Transmetimi eksperimental u bë sipas rregullores…
Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë protestuar sot para Gjykatës Supreme, duke kërkuar që lënda e tyre të trajtohet sa më shpejt. Ata thonë se vonesa në vendimmarrje po ndikon drejtpërdrejt në jetën e tyre…
Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC do të diskutojë për investimet në bujqësi, zhvillimin ekonomik dhe përfshirjen e të rinjve, ndërsa në agjendë ka edhe takime me përfaqësues të vendeve…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiq, i cili në një tubim zgjedhor, kishe thënë se flamuri serb “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”. Kurti…
Endrit Nika nuk e pranon fajësinë as në rigjykimin për vdekjen e partneres së tij, Maria Clara Urdangaray. Në seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Nika deklaroi se e ka kuptuar aktakuzën dhe se është i…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se integrimi më i madh ndërkombëtar i Kosovës mbetet i rëndësishëm për qytetarët, duke theksuar përfitimet që do të sillte anëtarësimi në Këshillin e…
Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar dyshohet se u vra nga babai i tij, Prokuroria Themelore në Gjilan ka dalë me detaje të reja lidhur me rastin. Sipas…
Deklarata provokuese e politikanit serb Ivica Daçiq, se flamuri i Serbisë do të valëvitet mbi Prizren, ka nxitur reagime të shumta, përfshirë edhe atë të kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha. Lidhur…
E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Wylita Bell, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula. Pas takimit, Ambasada Amerikane ka shprehur gatishmërinë…
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës bien ndesh me detyrimet themelore të vendit ndaj BE-së dhe janë të papranueshme. Duke folur para takimit të ministrave të…
Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duhet ta shndërrojë përfundimin e krizës institucionale në një mundësi për forcimin e shtetit, rikthimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përshpejtimin e…
Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë paralajmëruar për sot protestë në orën 10:00 para Gjykatës Supreme në Prishtinë, në shenjë pakënaqësie për mosrealizimin e pagave. Punëtorët…
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot në orën 11:00, në rend dite edhe përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të BQK-së Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të shqyrtojë sot, të hënën,…
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) do të mbajë të hënën, më 12 tetor, mbledhjen e 12-të të radhës, në të cilën do të shqyrtojë një sërë çështjesh që lidhen me licencimin e mediave, ndryshimet e…
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas dy ngjarjeve të rënda që tronditën këtë komunë, ku brenda pak ditësh u shënuan dy vrasje të dyshuara, përfshirë vrasjen e dyfishtë të së premtes dhe një rast tjetër…
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit serb në detyrë, Ivica Daçiq, i cili ka shprehur pretendime territoriale të Serbisë ndaj shtetit të…
Në Morinë të Gjakovës janë vendosur "Gurët e kujtesës" në përkujtim të tetë dëshmorëve të rënë në betejën e 7 korrikut. Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale tha se…
Beteja juridike për katër ish-krerët e UÇK-së nuk përfundoi me aktgjykimin e 16 shtatorit. Tani, palët kanë hyrë në fazën e përgatitjes së apelimeve, ndërsa 27 nëntori është data kur duhet të tregojnë…
Publicisti Lis Bukuroca ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, lidhur me mundësinë e shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale nga shteti i Kosovës. Bukuroca në reagimin e tij në Facebook, ka…
Me funksionalizimin e institucioneve shtetërore, sfida e radhës për Kosovën mbetet përkthimi i stabilitetit politik në rezultate konkrete. Përshpejtimi i reformave evropiane, zhvillimi ekonomik, tërheqja e investimeve të huaja dhe përmirësimi i…
Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash zhvilloi sot një vizitë lamtumirëse në kontingjentin turk në Kampin Sulltan Murat në Prizren, para ndërrimit të ardhshëm të komandës. Gjatë vizitës, gjeneralmajor Ulutash shprehu…
Shqipëria dhe Forcat e Armatosura do të vijojnë angazhimin e tyre në misionin e KFOR-it në Kosovë, në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të…
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se trysnia ndërkombëtare mbi Serbinë që mbron e glorifikon kriminelët, fsheh e mohon krimet teksa vazhdon me mendësinë e viteve të '90-ta, është e vetmja mënyrë për zbardhjen e fatit të…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka reaguar ndaj Ivica Daçiq, i cili “premtoi se do ta ngrinte sërish flamurin serb në Kosovë”, duke thënë se këto deklarata janë retorikë…
Familjarë dhe qytetarë të shumtë u kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Egzon dhe Nafije Bogujevcit në ceremoninë mortore në Pozheran të Vitisë. Vëlla e motër dyshohet se u vranë nga Valon Ramushi, i cili privoi nga…
Një muaj paraburgim i është caktuar V.R, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vëllait të saj, si dhe për plagosjen e dy personave të tjerë në fshatin Livoç i Ultë të Gjilanit. Ngjarja tragjike ka ndodhur të…
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rebelëve Huthi ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad të Arabisë Saudite, nga i cili mbetën të vrarë dhe të plagosur civilë. Përmes…
Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim për V. R., i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe të vëllait të saj, si dhe për plagosjen e dy personave të tjerë, që ndodhi më 9 tetor në fshatin Livoç i…
Ramadani dorëzon kallëzim penal ndaj Haxhiut për rastin e Auditorit të Përgjithshëm
“A ka kush që e ndal këtë vetëshkatërrim?”, Tahiraj ngre alarmin
“Nuk ka mundësi të ketë rënë nga krevati, sepse ishte larg dritares”, dëshmia e recepsionistes në rigjykimin ndaj Endrit Nikës
Faton Peci i bën thirrje LDK-së: Për Kosovën ia vlen kompromisi
A e evitoi kryeministri Kurti grushtshtetin?!
Thirrje: T’i mbështesim protestat: “Shqipëria e para”, “Shteti ligjor”, “Politika e Re” – këto kauza për triumfin e kombit
Kur injoranca veshet me drita dhe dija mbetet në errësirë
Çfarë do të ndodhte sikur zonja Justina Shiroka-Pula ta refuzonte ofertën për Presidente të Kosovës?
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Këngëtarja 44-vjeçare shprehet e hidhëruar për vitet kur thotë se nuk kishte lirinë të vendoste për…
Aktorja britanike Lily James ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe provokuese në premierën e filmit “The…
