Kongresisti amerikan: Po i ndjek me shqetësim protestat në Shqipërinë aleate, Qeveria të përmbahet nga dhuna
Kongresmeni Republikan Joe Wilson ka reaguar për protestat në Shqipëri.
Në një postim në platformën “X”, kongresmeni amerikan shprehet i shqetësuar për situatën, duke theksuar se shqiptarët meritojnë liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale, shkruan A2.
Ai gjithashtu i bën thirrje qeverisë të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve dhe nënvizon se të rinjtë duhet të kenë zë për të ardhmen e vendit të tyre.
Postimi i kongresmenit republikan Joe Wilson:
“Po e ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre”.
