TË FUNDIT

Komuna e Prishtinës siguron 19 vende pune për gratë viktima të dhunës në familje

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka siguruar 19 vende pune për gratë viktima të dhunës në familje, me qëllim të mbështetjes dhe fuqizimit të tyre ekonomik.

Në kuadër të kësaj nisme, Komuna e Prishtinës dhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), e udhëhequr nga Lulzim Rafuna, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Sipas njoftimit të Komunës, ky bashkëpunim synon të mbështesë punësimin e grave që kanë përjetuar dhunë në familje dhe të kontribuojë në pavarësimin e tyre ekonomik.

Në njoftim nuk janë dhënë detaje lidhur me sektorët ku janë siguruar vendet e punës apo procedurat e punësimit. / Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *