Komuna e Malishevës hap thirrjen e dytë për mbështetjen e familjeve në nevojë
Komuna e Malishevës ka hapur thirrjen e dytë publike për aplikim për familjet në nevojë, në kuadër të projektit për renovimin dhe rindërtimin e shtëpive për familjet e cenueshme.
Sipas njoftimit të komunës, qëllimi i projektit është përmirësimi i kushteve të jetesës për familjet me të ardhura të ulëta, përmes ofrimit të mbështetjes financiare për renovimin ose rindërtimin e shtëpive private.
Thirrja mbështetet nga Qeveria e Kosovës dhe Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës (BZHKE) dhe është pjesë e projektit “Banimi Social Adekuat”.
Të drejtë aplikimi kanë familjet që përballen me kushte të rënda dhe rrethana të cenueshme të banimit, përfshirë:
Aplikimet mund të dorëzohen nga 6 deri më 20 tetor 2026, çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në 16:00.
Formulari i aplikimit, së bashku me dokumentet e kërkuara, dorëzohet në Zyrën e Pritjes së Palëve, në objektin e ri të komunës, përkatësisht në Drejtorinë e Shërbimeve Publike.
Aplikuesit duhet të dorëzojnë formularin e aplikimit, letërnjoftimin, deklaratën për bashkësinë familjare dhe dokumentacionin që dëshmon përkatësinë në një ose më shumë kategori të cenueshme.
Po ashtu kërkohet certifikata e pronësisë së tokës ku do të bëhet renovimi ose rindërtimi, e lëshuar jo më herët se gjashtë muaj, ose dokument i noterizuar për disponueshmërinë e pronës. Në varësi të rastit, duhet të dorëzohet edhe leja e ndërtimit ose vërtetimi për procesin e legalizimit, si dhe fatura tatimore për vitin 2025.
Dokumentet duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur, ku duhet të shënohen emri i aplikimit – “Rindërtim” ose “Renovim” – emri dhe mbiemri i aplik uesit, adresa e vendbanimit dhe data e aplikimit.
Për informata shtesë, qytetarët mund t'u drejtohen Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Drejtorisë së Urbanizmit të Komunës së Malishevës. /Telegrafi/
