TË FUNDIT

Komuna e Fushë Kosovës dhe UNDP nisin zbatimin e Programit “In Motion”

Komuna e Fushë Kosovës, në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ka nisur zbatimin e Programit “In Motion”, i cili synon të mbështesë bizneset e vogla dhe të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë lokale.

Në kuadër të fazës së parë pilotuese në Fushë-Kosovë, janë përzgjedhur 14 biznese që do të përfitojnë këshillim individual, mentorim dhe mbështetje praktike, të përshtatur me nevojat dhe sfidat e tyre.

Në sesionin e parë informues të programit morën pjesë kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queirós, drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Pranvera Merovci, përfaqësues të UNDP-së dhe bizneset e përzgjedhura.

Sipas Komunës së Fushë Kosovës, përmes këtij programi synohet krijimi i mundësive të reja për rritjen e bizneseve, forcimin e konkurrueshmërisë dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Programi “In Motion” do të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë për bizneset pjesëmarrëse, me fokus në zhvillimin e kapaciteteve dhe adresimin e nevojave të tyre përmes këshillimit dhe mentorimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *