TË FUNDIT

Komuna e Çairit dhe Ansambli shqiptar bëhen një për Festat e Nëntorit

Aktivitetet me rastin e Festave të Nëntorit kanë vazhduar edhe sonte nën patronazhin e komunës së Çairit në bashkëpunim me Ansamblin shtetëror shqiptar.

Muzika dhe kultura shqiptare kanë rikthyer emocionet në skenën e Teatrit të Shkupit, ku Ansambli shtetëror shqiptar është prezantuar me interpretime muzikore, duke sjellë para publikut vlerat dhe traditën e pasur të kulturës shqiptare.

Në këtë aktivitet të pranishëm kanë qenë edhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti si dhe drejtori i Ansamblit shtetëror shqiptar, Jetmir Rexhepi.

Përmes këtyre aktiviteteve, Çairi po vazhdon shënimin e Festave të Nëntorit, duke i kushtuar rëndësi promovimit të gjuhës, muzikës, traditës dhe identitetit kulturor shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *