“Kjo është diferenca” – Gjinovci publikon videon nga Mitrovica e Veriut
Analisti Rron Gjinovci ka publikuar një video nga mbledhja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, ku shfaqet një përplasje mes zëvendëskryesueses Aida Doli dhe kryesuesit Ivan Zaporozaq.
Në video, Doli ankohet se materiali për mbledhjen është dërguar me vonesë, ndërsa gjatë diskutimit Zaporozaq ia ndal mikrofonin.
Gjinovci tha se i ka lënë përshtypje edhe prania e fotos së presidentes së Kosovës dhe flamurit shtetëror, si dhe fakti që secila palë flet në gjuhën e vet. Ai shtoi se, sipas tij, në të kaluarën në takime të tilla kishte vetëm flamuj të Serbisë.

