KFOR-i uron 28 Nëntorin: Krenarë që qëndrojmë përkrah aleatëve tanë shqiptarë
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka uruar ushtarët shqiptarë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Përmes një postimi në Facebook, KFOR-i ka shprehur krenarinë që shërben dhe qëndron përkrah aleatëve shqiptarë në këtë ditë feste.
“Krenar që shërbejmë dhe qëndrojmë përkrah aleatëve tanë shqiptarë, ndërsa ata festojnë Ditën e tyre Kombëtare”, thuhet në postimin e KFOR-it.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri! Gëzuar Ditën Kombëtare, ushtarë shqiptarë!”, përfundon urimi.
