TË FUNDIT

KFOR-i dhuron 300 banka dhe karrige për shkollën në Kaçanik

Ushtarët italianë të ekipit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak (CIMIC), pjesë e Komandës Rajonale-Perëndim të KFOR-it, kanë dhuruar 300 banka dhe karrige për shkollën “Feriz Guri e Vëllezërit Çaka” në komunën e Kaçanikut.

Sipas njoftimit të KFOR-it, dorëzimi i mobilieve shkollore u bë në praninë e komandantit të Komandës Rajonale-Perëndim, kolonelit Giuseppe De Blasi, dhe kryetarit të komunës, Sabedin Vishi.

KFOR-i bëri të ditur se ky projekt synon përmirësimin e kushteve për zhvillimin e mësimit dhe krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për nxënësit.

Mobiliet e reja do të ndihmojnë shkollën në përmirësimin e hapësirave mësimore dhe në mbështetjen e aktiviteteve edukative.

Po ashtu KFOR njofton se De Blasi, në takimin me kryetarin e komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, në objektin e komunës ka theksuar përkushtimin e misionit të NATO-s për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës, në mënyrë të paanshme dhe transparente.

Ai ka vënë në pah edhe rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit me institucionet lokale për përmbushjen e këtij misioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *