Këto janë pritjet për ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë
Nominimi i Mikhail Bogachekut për ambasador të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është mirëpritur nga njohësit e zhvillimeve politike në vend, të cilët e vlerësojnë si një sinjal pozitiv për angazhimin e administratës Trump në rajon dhe mundësi për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Uashingtonit.
Shtëpia e Bardhë ka përcjellë të martën emrin e Bogachekut në Senatin amerikan për shqyrtim dhe konfirmim, së bashku me kandidatura të tjera për pozita diplomatike dhe institucionale. Megjithatë, deri më tani nuk është bërë e ditur se kur Senati do ta shqyrtojë kandidaturën e tij.
Ish-ambasadori i Kosovës, Sylë Ukshini, e ka cilësuar këtë zhvillim si një nga lajmet më të mira për Kosovën, veçanërisht në rrethanat aktuale politike dhe diplomatike, të karakterizuara nga zhvillimet rreth Gjykatës Speciale dhe sfidat në raport me Bashkimin Evropian.
Sipas Ukshinit, roli i Shteteve të Bashkuara ka qenë dhe mbetet vendimtar në procesin e shtetndërtimit të Kosovës. Ai thekson se institucionet e vendit, Ministria e Punëve të Jashtme, Kuvendi dhe partitë politike duhet të përgatiten për një komunikim intensiv me ambasadorin e ri.
Ukshini vlerëson se Kosova duhet të dëgjojë dhe të kuptojë pritjet e Uashingtonit, në mënyrë që të krijohen kushtet për rikthimin e dialogut strategjik ndërmjet dy vendeve.
“Pa diskutim që është lajmi më i mirë për mbyllje të fundvitit dhe për shkak të zhvillimeve që janë dramatike me Gjykatën Speciale dhe zhvillimeve të tjera në raport me Bashkimin Evropian. Është një lajm i mirë që vjen nga Uashingtoni. Pa dyshim, duhet ta kemi të qartë, jo për çështje të mitizuara, por padiskutim në shtetndërtimin tonë vula amerikane është vendimtare. Parë nga kjo perspektivë, mendoj se institucionet e Kosovës, Ministria e Jashtme, Kuvendi, partitë politike duhet të jenë të përgatitura për të ndërtuar një komunikim intensiv dhe për ta dëgjuar ambasadorin e ri se cilat janë obligimet e Kosovës për ta rikthyer dialogun strategjik me SHBA-në ”, theksoi Ukshini.
Edhe analisti politik Lutfi Bilalli e sheh nominimin e Bogachekut si dëshmi të përkushtimit të administratës së presidentit Donald Trump ndaj kësaj pjese të Ballkanit.
Sipas Bilallit, profili menaxherial i kandidatit për ambasador mund të jetë një element interesant në funksion të zhvillimit të bashkëpunimit diplomatik dhe avancimit të proceseve të brendshme në Kosovë.
Ai shprehet se ambasadori i ri mund të shërbejë si shtysë për një sërë procesesh, përtej dialogut strategjik, duke krijuar një mundësi shtesë për institucionet e Kosovës që të komunikojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesin e Uashingtonit dhe të shpalosin më qartë interesat e vendit.
“Ardhja e ambasadorit, i cili besoj se do të konfirmohet nga Senati, tregon përkushtimin që ka për këtë pjesë të Ballkanit administrata Trump. Duket se është një figurë menaxheriale dhe është interesante ardhja e tij në Kosovë, se si do t’i ndihmojë proceset dhe a do ta thellojë bashkëpunimin diplomatik dhe proceset e brendshme. Të jetë shtysë dhe nxitës i shumë proceseve… Do të shërbejë në shumë procese, jo vetëm për dialogun strategjik. Do të jetë një shtysë e mirë, një adresë, pasi drejtpërdrejt Qeveria e Kosovës do të ketë mundësi të sqarojë më mirë dhe më tepër interesin e Kosovës ”, shtoi ai.
Kosova ka mbetur pa ambasador të konfirmuar amerikan që nga fundi i dhjetorit të vitit 2024, kur Jeffrey Hovenier përfundoi mandatin e tij diplomatik në Prishtinë. Që nga largimi i tij, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është udhëhequr nga diplomatë në cilësinë e të Ngarkuarve me Punë.
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në emër të Qeverisë së Kosovës, në emër të Qeverisë, ka folur gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua në Paris me ekonomistin e njohur, profesorin Philippe Aghion. Profesori Aghion, i cili u nderua me Çmimin Nobel për Ekonomi në vitin 2025, njihet për qasjen e tij që ndërthurë…
Personeli i Policisë Ushtarake shumëkombëshe të KFOR-it ka zhvilluar një trajnim të përbashkët në kampin Bondsteel, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 10 shtete. Sipas njoftimit të KFOR-it, aktiviteti kishte për qëllim…
Mungesa e një agjende të qartë për integrimin evropian dhe keqmenaxhimi i parasë publike ishin ndër çështjet që ngriti deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, gjatë debatit parlamentar për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian…
Presidentja e gjashtë e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar lidhur me zhvendosjen e fotografisë së presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e tyre të mëparshme, në zyrën e Presidetes…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Paris me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Gjatë takimit, Kurti dhe Sorensen kanë diskutuar për ecurinë e dialogut Kosovë–Serbi dhe procesin e…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e radhës ndaj të akzuzuarv, Jovan Viqentijeviq dhe Dragisha Viqentijeviq për sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit”i cili ndodhi në nëntor të vitit 2024, në fshatin…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës gjatë diskutimit për Raportin e Progresit. Ajo ka thënë se gjatë 960 ditëve të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, Kosova ka…
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme për Raportin e Progresit, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se gjetjet e Komisionit Evropian duhet të trajtohen me seriozitet dhe përgjegjësi. Tahiri…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet Raporti i Progresit i Komisionit Evropian. Në emër të Grupit Parlamentar të LVV-së, Gashi falënderoi…
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, në seancën e jashtëzakonshme për Raportin e Progresit, ka renditur gjetjet shqetësuese për Kosovën, duke kritikuar Qeverinë Kurti për gjendjen në plot sektorë. Ajo ka…
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur për zhvillimet brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe çështjen e Ligjit për Dhomat e Specializuara, në emisionin “Kosova Today”. Duke komentuar raportet dhe…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Thomas Schulte-Borghoff, kanë vizituar dy ekipet mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës,…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim drejtorin e lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI), Stephen B. Nix. Sipas njoftimit, në këtë takim është diskutuar për…
Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 kanë nxitur përplasje mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, gjatë diskutimeve në Komisionin për Buxhet. Hoti ka kritikuar Qeverinë…
Pasuri në vlerë prej mbi 42 milionë eurosh pa dokumentacion të mjaftueshëm, pasiguri në vlerësimin e stoqeve prej mbi 23 milionë eurosh dhe mbivlerësim i llogarive të arkëtueshme janë disa nga parregullsitë e evidentuara në…
Dobësi në menaxhimin financiar, mospërputhje në regjistrimin e pasurive, pasaktësi në llogaritë e arkëtueshme dhe mungesë e kontrolleve të brendshme janë disa nga të gjeturat e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për…
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë të enjten, më 12 nëntor, për shkak të pakënaqësive me pagat dhe kërkesave të papërmbushura. Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se protesta…
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Kosova po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare COP31 në Turqi, ku liderët botërorë diskutojnë për përballimin e ndryshimeve klimatike. Përmes një…
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka miratuar propozimin për riemërimin e 15 gjyqtarëve me mandat të përhershëm, të cilin do t’ia përcjellë Presidentes së Republikës së Kosovës. Vendimi është…
Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, me rastin e marrjes së detyrës. Në letrën e tij, Mbreti Willem-Alexander ka shprehur besimin se…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me deklaratat për uljen e pabarazisë në paga. Përmes një postimi, Hoti ka thënë se, pavarësisht deklaratave të Kurtit, vetëm katër nga dhjetë persona…
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka propozuar ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti. Me ndryshimin, pension do të përfitonin edhe qytetarët që kanë punuar dhe kanë paguar…
Vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore të Serbisë në Kosovë ka arritur në Kuvend. Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes vendosi të martën t'i kërkojë ministrit të Punëve të…
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pretendon se vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore të Serbisë në Kosovë nuk mund të jetë realizuar pa dijeninë e institucioneve të sigurisë….
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar në Paris se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta pranojë realitetin e shekullit XXI: "Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete". Kurti foli të martën në një bashkëbisedim me…
Në Gjykatën Themelore në Pejë të enjten (12 nëntor) pritet të nisë gjykimi ndaj Jeton Sylajt për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetorit 2026 në Vitomiricë të Pejës, pak pasi kishte…
Në mbledhjen e sotme të 374-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjyqtarët raportuan para anëtar ve të KGJK-së. Kështu, gjyqtari Agim Maliqi nga radhët e Gjykatës Supreme në mungesë të kryetarit Fejzullah…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë dërguar Beogradit të njëjtin mesazh nga Parisi: pavarësia e Kosovës është realitet që Serbia duhet ta pranojë. Të dy folën të…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar ministren e Kulturës, Saranda Bogujevci, për projektin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Reagimi i tij erdhi pasi Bogujevci njoftoi se projekti është drejt finalizimit dhe se pas përfundimit të…
Aleanca do ta votojë Projektligjin për Dhomat e Specializuara, pavarësisht formës në të cilën do ta shqyrtojë Kuvendi, thotë nënkryetarja e kësaj partie, Time Kadrijaj. Derisa ka mbetur edhe një javë nga afati për rishqyrtimin e…
Mbledhja e sotme e Komisionit hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt është shtyrë të mbahet në orën 12:00. Ai ishte planifikuar të mbahet në orën 09:00. Për shtyrjen e mbledhjes njoftoi kryetari i komisionit, Burim…
Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka rrëfyer një pjesë të rrugëtimit të tij para angazhimit në politikë. Ai ka folur për njohjen me ish-presidentin Hashim Thaçin dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veselin gjatë viteve…
Anëtari i GUXO-s, Luan Gacaferi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama, pas deklaratës së tij në Paris se Kosova është shtet i pavarur dhe nuk mund të kthehet në një fantazi të re serbe. Gacaferi, përmes një…
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përgëzuar Michael Bogachekun për nominimin e tij si ambasador i ardhshëm i SHBA-së në Kosovë. Përmes një mesazhi të nënshkruar nga ambasadori Ilir Dugolli,…
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare, në të cilën deputetët do të zhvillojnë debat parlamentar lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin…
Në orën 09:00, Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po heton veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, do të mbajë mbledhjen e…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell. Sipas njoftimit të IHMK-së, vranësirat në disa zona të vendit pritet të sjellin…
Të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe mëngjesit, të ketë herë pas here reshje lokale shiu, të cilat në momente dhe zona të caktuara pritet të jenë në formë të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, në Pallatin Elysse në Paris. Pjesëmarrja e Kurtit në…
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij gjatë vitit të kaluar e ka humbur pragmatizmin politik, për të cilin, sipas tij, ishte e njohur ndër vite. Në emisionin “RTK Prime”,…
Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka bërë të ditur se Posta e Kosovës ka realizuar 1.11 milion euro fitim gjatë vitit 2025, ndërsa auditori i jashtëm i ka dhënë opinion të pastër, pa vërejtje. Përmes…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se është krijuar Komisioni i ri Mbikëqyrës për Odën e Arkitektëve dhe Odën e Inxhinierëve të Kosovës. Përmes një njoftimi,…
Drejtori i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, nënkolonel Veton Elshani, ka realizuar një vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare – Jugu, ku është njohur nga afër me gjendjen e sigurisë,…
Kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar udhëheqjes së re të Serbisë, që po formohet pas rënies së Aleksandar Vuçiqit nga pushteti, ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe ta dorëzojë Milan Radoiçiqin, organizatorin e sulmit…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve, i cili u lansua në kuadër të Forumit të Paqes në Paris. Përmes…
Profesori i diplomacisë, Valon Murtezaj, ka vlerësuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në forume ndërkombëtare, si Forumi i Paqes në Paris, duke thënë se përveç përfaqësimit institucional, Qeveria duhet…
“Elon Musku dhe oligarkët e Prishtinës”
Apeli anulon dënimin prej 13 vjetësh ndaj Muhamet Alidemajt, çështja kthehet në rigjykim
“Asnjë trohë s’ndihemi të sigurt” – Gruaja që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit rrëfen kërcënimet ndaj saj dhe fëmijëve
Raporti i Progresit, Bajrami: Për 960 ditë Kosova ishte nën masa ndëshkuese, sot flisni për progres
Shëndetësia nuk është fushë për improvizime politike: Kur interesi politik mbizotëron mbi ekspertizën, pacienti paguan çmimin!
Protestat studentore në Shqipëri: Një lëvizje e shmangur nga qëllimi i saj?
“Për të vdekurin ose fol mirë, ose mos fol fare”
Muri i Berlinit ra, por muret politike dhe ideologjike midis shqiptarëve vazhdojnë të qëndrojnë
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave rozë me postimin e tij të…
Ylli i muzikës pop, Madonna, ka tërhequr sërish vëmendjen me fotografitë e saj të fundit, ku shfaqet me një…
