TË FUNDIT

Këshilli i Evropës godet ashpër glorifikimin e Mlladiqit: “Kriminel lufte, lavdërimi i tij nuk është liri e shprehjes”

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Evropës, Michael O’Flaherty, dënoi sot publikisht glorifikimin e Ratko Mlladiqit dhe u bëri thirrje autoriteteve kompetente që të kundërshtojnë çdo përpjekje për të lavdëruar kriminelët e dënuar të luftës.

Në një njoftim të publikuar në faqen e tij zyrtare, O’Flaherty tha se dënon ashpër glorifikimin publik të Mlladiqit, i cili është dënuar për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime kundër njerëzimit. Ai iu referua, ndër të tjera, deklaratave të zyrtarëve nga Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë dhe nga Serbia.

“Një glorifikim i tillë përbën vepër penale sipas ligjeve të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe nuk bën pjesë në lirinë e shprehjes të mbrojtur nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në njoftim.

O’Flaherty u bëri thirrje të gjitha autoriteteve kompetente që të kundërshtojnë përpjekjet për glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës dhe të përmbushin detyrimet e tyre ligjore për të garantuar përgjegjësinë, mbrojtjen e të drejtave të viktimave dhe vendosjen e drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *