POLITIKATË FUNDIT

Kërçeli demanton blerjen e energjisë nga Serbia: KEK-un që e shitët ju, ne po e blejmë, hajde ta kthejmë në pronësi të shtetit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, dje në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar ndaj pretendimeve të opozitës për importimin e energjisë elektrike nga Serbia dhe kompania EFT, duke i cilësuar ato si dezinformata dhe duke kërkuar që debati për këtë çështje të zhvillohet mbi fakte dhe dokumente.

Në një fjalim në Kuvendin e Kosovës, Kërçeli ka dhënë sqarime për mënyrën se si bëhet importimi i energjisë elektrike, duke theksuar se pjesën dërrmuese të energjisë së importuar për furnizim dhe mbulimin e humbjeve në rrjet e sigurojnë KESCO dhe KEDS, të cilat, sipas tij, janë kompani private.

Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës nuk importon energji elektrike dhe se qytetarët, për shqetësimet lidhur me furnizimin, duhet t'u drejtohen kompanive përgjegjëse.

Kërçeli ka shfrytëzuar këtë debat edhe për t'i bërë një thirrje opozitës që të bashkohet me pushtetin për rikthimin e KEK-ut në pronësi shtetërore, duke kujtuar se, sipas tij, opozita e kishte shitur këtë ndërmarrje.

«Hajde po bëhemi të gjithë bashkë, hajde po ulemi e po punojmë të gjithë bashkë dhe po e kthejmë KEK-un. Hajde po e shtetëzojmë KEK-un. Hajde po e shtetëzojmë KEK-un që ju e keni shitur. Hajde bashkë, ju e shitët KEK-un e ne po e blejmë vetë. Hajde bëhemi bashkë dhe po e kthejmë atë në pronësi të Republikës së Kosovës. A jeni të gatshëm?» , ka deklaruar ai.

Duke folur për rolin e ndërmarrjeve në importimin e energjisë, deputeti i LVV-së ka sqaruar se KEK-u nuk importon energji elektrike në kuptimin e furnizimit të përgjithshëm të vendit, por blen sasi të vogla, kryesisht në bursën shqiptare ALPEX.

Sipas tij, këto blerje bëhen në dy raste: kur KEK-u nuk arrin të prodhojë sasinë e planifikuar të energjisë dhe kur duhet të furnizojë ndërmarrjet që operojnë në tregun e liberalizuar.

Ai ka thënë se çmimet në bursat energjetike janë të qasshme për publikun dhe se, aktualisht, çmimi më i lirë është në ALPEX, një bursë shqiptaro-kosovare.

«Të gjithë keni qasje në internet, mund t'i shikoni çmimet në bursë. Çmimi më i lirë është në ALPEX për momentin. Hyni të gjithë tani dhe shikoni. Ju të gjithë e dini që rryma është shtrenjtuar në krejt botën. Hyni tash dhe shikoni në bursë: çmimi më i lirë është në ALPEX, në një kompani shqiptaro-kosovare», ka deklaruar Kërçeli.

Ai ka përmendur edhe kompaninë Elektrosever, duke thënë se nga 1 janari 2024, kur ka filluar faturimi në komunat veriore të Kosovës, kjo kompani ka nisur të importojë energji elektrike.

Sipas Kërçelit, Elektroseveri është furnizues që është krijuar në bazë të marrëveshjeve të Brukselit gjatë qeverisjes së mëparshme.

«Që nga 1 janari 2024, kur filloi faturimi në komunat veriore, importon edhe furnizuesi Elektrosever, furnizues që e sollët ju me marrëveshjet e Brukselit. E solli qeveria juaj» , ka thënë ai.

Ndërkaq, ai ka theksuar se pas liberalizimit të tregut të energjisë, në vitin 2025, importimin e energjisë e kanë bërë edhe disa furnizues të vegjël.Një pjesë të rëndësishme të fjalimit të tij, Kërçeli ia ka kushtuar pretendimeve për blerjen e energjisë elektrike nga kompania EFT dhe kompanitë serbe.

Ai i ka cilësuar këto pretendime si dezinformata, duke thënë se deri më tani askush nuk ka paraqitur dëshmi se gjatë qeverisjes së LVV-së, KEDS-i, KESCO apo KEK-u kanë blerë energji nga EFT-ja ose nga kompanitë e Serbisë.

«Këtu disa herë është thënë se po blihet energji nga EFT-ja apo Serbia. Kjo është dezinformatë e pastër. Deri më sot, askush nuk ka paraqitur asnjë fakt që, gjatë qeverisjes sonë, KEDS-i apo KESCO, e aq më pak ndërmarrja KEK, kanë blerë energji nga EFT-ja apo nga kompanitë e Serbisë. Nuk ka asnjë fakt, asnjë fakt nuk kanë», është shprehur deputeti i LVV-së.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të mos e ulin nivelin e debatit me akuza të pambështetura, duke paralajmëruar se një qasje e tillë mund të ndikojë edhe në besimin e qytetarëve ndaj qëndrimeve të tyre.

Kërçeli ka reaguar edhe ndaj deklaratave të opozitës, të cilat i kanë cilësuar zhvillimet në sektorin e energjisë si «mafi energjetike», duke iu referuar edhe deklarimeve të liderit të tyre dhe një përmendjeje nga deputeti Taulant Balla.

Ai ka theksuar se përjashtim nga pretendimi i tij për mungesë të blerjeve nga EFT-ja është Elektroseveri, për shkak të bazës mbi të cilën është themeluar kjo kompani.

Deputeti i LVV-së është ndalur edhe te kapacitetet ndërkufitare, duke thënë se qytetarët duhet ta kuptojnë funksionimin e tyre, pasi, sipas tij, keqinterpretimi i këtyre termave përdoret për të krijuar dezinformata.

Ai ka shpjeguar se kapacitetet ndërkufitare janë mundësi teknike në linjat transmetuese, përmes të cilave një sasi e caktuar e energjisë mund të kalojë nëpër territorin e Kosovës pa u ndalur domosdoshmërisht në vend.

Në këtë kontekst, Kërçeli ka kundërshtuar pretendimet se Kosova ka pasur import të energjisë elektrike në vlerë prej një miliard eurosh, duke kërkuar nga opozita që të paraqesë dëshmi për këto deklarime.

«Dalni këtu me shpifje se një miliard euro ka pasur import të rrymës. Ku janë faktet? Ku janë faktet?» , ka pyetur ai.

Sa i përket kompanisë EFT, Kërçeli ka sqaruar se ajo, sikurse operatorët e tjerë, ka mundësi të blejë kapacitete ndërkufitare përmes ankandeve rajonale.

Sipas tij, në disa raste EFT-ja ka rezervuar kapacitete për transit të energjisë nëpër Kosovë, por për këtë shërbim është e detyruar të paguajë, ndërsa të hyrat mbesin në Kosovë.

«Si çdo operator tjetër, EFT-ja mund të blejë kapacitete ndërkufitare nga ankandet rajonale. Në disa raste, EFT-ja ka rezervuar kapacitete për transit nëpër Kosovë. Për këtë transit është e obliguar ta paguajë koston. Të hyrat mbesin këtu», ka deklaruar Kërçeli.

Në vazhdim të fjalimit, deputeti i LVV-së ka pranuar se Kosova ka importuar energji elektrike nga EFT-ja, por ka theksuar se kjo ka ndodhur gjatë viteve 2008-2017, e jo gjatë qeverisjes aktuale.

Ai ka deklaruar se në disa prej këtyre viteve importet nga kjo kompani kanë arritur deri në 99 për qind, duke pretenduar se blerjet janë realizuar drejtpërdrejt nga ndërmarrja KEK.

«Kosova ka importuar nga EFT-ja, por gjatë viteve 2008 deri në vitin 2017. Në disa nga ato vite, deri në 99 për qind është importuar nga EFT-ja. Edhe këtë import, që po mundohen të na e atribuojnë neve, këta e kanë bërë drejtpërdrejt, ndërmarrja KEK me EFT-në. Gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje kjo nuk ka ndodhur kurrë», ka thënë ai.

Kërçeli ka shtuar se opozita po ia atribuon qeverisë aktuale praktika që, sipas tij, vetë i ka zbatuar gjatë kohës kur ka qenë në pushtet.

«Këta e kanë bërë këtë. Këta e njohin këtë praktikë dhe po mendojnë se ne po e vazhdojmë njëjtë, por gabojnë» , ka deklaruar deputeti.

Ai ka kundërshtuar gjithashtu pretendimet për lidhje të mundshme të kompanive të përmendura me persona brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

«Pavarësisht se si zhvillohet kjo histori, një gjë është shumë e qartë: nuk ka asnjë indikacion që ndonjëra nga këto kompani ka lidhje me dikë në Lëvizjen Vetëvendosje», ka thënë Kërçeli.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që pretendimet e tyre t'i dokumentojnë dhe, nëse kanë dëshmi, çështjen ta dërgojnë edhe në organet kompetente të drejtësisë.

Në fund të fjalimit, Kërçeli është ndalur edhe te roli i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke thënë se transparenca dhe mbikëqyrja janë të domosdoshme për të parandaluar dezinformatat në sektorin e energjisë.

Ai ka theksuar se ZRRE-ja e ka obligim ligjor mbikëqyrjen e tregut të energjisë, ndërsa Kuvendi i Kosovës duhet të ushtrojë kontroll më të madh ndaj këtij institucioni.

Sipas tij, meqë ZRRE-ja raporton para Kuvendit dhe drejtuesit e saj emërohen nga Parlamenti, deputetët kanë përgjegjësi të përbashkët për ta mbikëqyrur punën e saj.

«Dezinformatat luftohen kur mungon transparenca. Dhe këtu e kam fjalën edhe për ZRRE-në. ZRRE-ja e ka obligim ligjor mbikëqyrjen. Duhet të forcohet mbikëqyrja e ZRRE-së nga ne, kolegë të nderuar, nga ky Kuvend, sepse ZRRE-ja na raporton neve dhe ne, bashkërisht, duhet ta mbikëqyrim ZRRE-në, në mënyrë që ZRRE-ja pastaj ta mbikëqyrë tregun», ka deklaruar ai.

Kërçeli ka përfunduar duke thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë një debat të bazuar në fakte dhe jo në pretendime të pabazuara, ndërsa ka shprehur gatishmërinë që institucionet të vënë në dispozicion dokumentet përkatëse.

«Qytetarët meritojnë debat mbi fakte, jo mbi trillime. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Jemi të gatshëm të sjellim çdo dokument» , ka përfunduar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare ‘Liga e Kombeve’ në futboll, në mes Kosovës dhe Izraelit, që do të zhvillohet sot në ora 15:00…

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka zhvilluar një takim me gjeneral brigade Gunars Kaulins nga Forcat e Armatosura Kombëtare të Letonisë. Takimi u mbajt në kampin “Film City”, në…

Analisti politik, Nexhat Haziri, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të gazetarit Baton Haxhiu për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke e akuzuar atë për përpjekje për ta denigruar figurën e ish-presidentit dhe për të…

Kosova po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Frankofonisë (CMF), që po mbahet më 14 nëntor 2026, në Phnom Penh të Kamboxhias. Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme,…

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në një intervistë në EURO, ka folur edhe për debatin e brendshëm në LDK, zgjedhjet e reja në parti dhe arsyet pse kjo parti nuk po gjen qetësi. Sipas tij, në parti nuk mund dhe nuk duhet të ketë…

KEDS ka njoftuar se sot dhe nesër do të kryhen disa “punime të domosdoshme”, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Prishtina 1. Nga TS TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të…

Sot mbi vendin tonë do të mbretërojë mot me vranësira dhe riga shiu, ndërsa në viset malore parashihen reshje bore. Temperaturat minimale do të ndryshojnë nga 1-4 katër gradë Celsius. Ndërsa ato maksimale 4-7 gradë…

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë vazhdimin e seancës së sotme për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm të deputetëve për të siguruar kuorumin. Ajo bëri të ditur se data e re për vazhdimin…

Media franceze FRANCE 24 ka në intervistë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shtet që shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe e sheh veten si pjesë të familjes evropiane. Megjithatë, katër vjet pas aplikimit për anëtarësim…

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën e 14 dhe 15 nëntorit, ku pritet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Sipas IHMK-së, e shtuna do të karakterizohet me mot më të freskët,…

Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës ka marrë pjesë në takimin e Zyrtarëve të Lartë të Procesit të Pragës, të mbajtur më 10 dhe 11 nëntor në Republikën e…

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, njoftoi në lidhje me takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin të Irlandës, duke theksuar se…

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë seancës së Kuvendit, ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke e akuzuar për arrogancë dhe mungesë të llogaridhënies ndaj deputetëve. Ajo tha se në vend se të…

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën udhëheqjen e kryesuesit Arian Gashi, ka mbajtur takimin e 307-të, gjatë të cilit ka marrë disa vendime lidhur me funksionimin e sistemit prokurorial, përfshirë caktimin e drejtuesve të rinj në…

Kryeministri kërkoi që Këshilli i BE-së të marrë mendimin e Komisionit Evropian për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar…

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Sulaymaniyah në Rajonin e Kurdistanit, ku po merr pjesë në Slemani Strategic Forum me ftesë të zëvendëskryeministrit të Qeverisë Rajonale të Kurdistanit, Qubad…

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me ministrin e Bujqësisë së Turqisë, İbrahim Yumaklı, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në menaxhimin e ujërave,…

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar ndaj raportimeve se Qeveria u ka hequr statusin e dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit, Enver Malokut, Bajram Kelmendit dhe personaliteteve të tjera, duke i cilësuar këto…

Kryeministri Albin Kurti, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin është pritur në Parlamentin e Irlandës nga përfaqësues të Komitetit për Çështje të BE-së me të cilët ka biseduar…

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Kosova do të përfshihet në komponentin rajonal të projekteve që synojnë zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe rritjen e…

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu priti sot në takim përfaqësuesit e organizatës Handicap Students of Kosova, me të cilët bisedoi mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, qasjen në arsim dhe shërbime publike, mundësitë e…

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e ka mirëpritur dekretimin e Ligjit nr. 11/L-006 për Byronë Shtetërore për Procedurën e Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, duke e…

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar paralajmërimet e ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli për një dimër të vështirë, duke thënë se kjo mund të paralajmërojë rritje të faturave të energjisë…

Gjendja në sektorin e energjisë elektrike, importi i rrymës, menaxhimi i KEK-ut dhe marrëveshja për “Elektroserverin” kanë qenë në qendër të debatit në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e LDK-së Janina Ymeri dhe ministrja e…

Deputeti i PDK-së Arben Mustafa, gjatë debatit në Kuvend për sektorin e energjetikës, kritikoi Qeverinë për mungesë përgatitjesh për dimër dhe vonesa në projektet energjetike, teksa ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli tha se BE-ja…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka nënshkruar sot dekretin për shpalljen e Ligjit nr. 11/L-006 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Kështu mbyllet një…

Gjykata Themelore në Prishtinë i vazhdoi paraburgimin edhe për dy muaj mësimdhënësit nga Dragashi, Feim Sali, i cili dyshohet për spiunazh te Shërbimi Inteligjent i Serbisë (BIA). “Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të…

Deputeti i Aleancës Burim Ramadani ka kritikuar sot Qeverinë e Kosovës për gjendjen në sektorin e energjetikës, duke thënë se mungesa e planifikimit, vonesat në investime dhe mosrealizimi i objektivave kanë ndikuar drejtpërdrejt në…

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) do të lansojë të hënën Kornizën Zhvillimore Strategjike 2026-2030, dokumentin që përcakton vizionin, objektivat dhe prioritetet strategjike për vitet e ardhshme, me synim forcimin e kapaciteteve…

Gjatë fundjavës moti mbi vendin tone do të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu herë pas here. Të shtunën pritet mot me vranësira dhe riga shiu, në viset malore parashihen reshje bore. Temperaturat minimale do të variojnë nga 1…

Kuvendi i Kosovës është kthyer për t’i vazhduar punimet e seancës, e cila u ndërpre pasi kuvendarët shkuan në pauzë. Si pikë e parë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se është Rezoluta e propozuar nga deputetja e…

Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, i udhëhequr nga shefja e kabinetit të ministrit, Tela Shema, ka marrë pjesë në takimin e Zyrtarëve të Lartë të Procesit të Pragës, të mbajtur…

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka prezantuar Planin Vjetor të Performancës për vitin 2027, në një takim me përfaqësues të organizatave joqeveritare. Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, ka…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidentja e Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova, me rastin e marrjes së detyrës. Në letrën e saj, Presidentja Iotova shpreh urimet dhe…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit nr. 11/L-006 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Dekreti, me numër 17/2026, mban…

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) bllokuan gjithsej 178 kg, përkatësisht 120 kg suxhuk “Kalorik” dhe 58 kg suxhuk shtëpiak. Njëkohësisht, urdhëroi ndalimin e prodhimit të suxhukut dhe tërheqjen e…

Zhvillimet aktuale politike në vend ishte temë e diskutimit të sotëm ndërmjet presidentes Justina Shiroka-Pula dhe të Ngarkuarës me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati. Presidentja…

Numri i fluturimeve dhe udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka shënuar rritje gjatë muajit shtator 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të…

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka realizuar 70 inspektime ndaj kompanive të shërbimeve postare që bëjnë bartjen dhe shpërndarjen e produkteve të porositura përmes platformave online. Si rezultat i këtyre inspektimeve,…

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të miturve E.R.(1), E. R.(2), E. S. Dhe E. Sh. të cilët dyshohet për kryerjen e veprës penale vrasje…

Ish-ministri i Shëndetësisë, tani deputet i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se shëndetësia nuk është prioritet i kësaj qeverie. Ai ka thënë se prioritet ka qenë rritja e buxhetit për shëndetësi, por edhe…

Halil Geci ka ngritur akuza të rënda lidhur me vrasjet politike të pasluftës, pretendimet për bashkëpunim me shërbime të huaja dhe përgjegjësinë e figurave politike që, sipas tij, lidhen me ish-udhëheqjen e PDK-së. Ai ka…

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka ngritur shqetësimin për mungesën e barnave dhe problemet me furnizimin në institucionet shëndetësore në Kosovë, duke kërkuar që debati politik të përqendrohet te…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është takuar me presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin, raporton Ekonomia Online. “Dje, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) pata…

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se mungesa e barit palbociclib në Klinikën e Onkologjisë gjatë vitit 2026 është shkaktuar nga dyfishimi i kërkesave për këtë medikament, ndërsa tenderi i parë për…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka takuar drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi. Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se…

Gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke kërkuar që procedura të përshpejtohet. “Nëse ka…

​Hoxhaj në Kurdistan, takime me ministra, diskutohet për mbrojtjen, infrastrukturën dhe punën

Kosova prezanton të arriturat në fushën e migracionit në Procesin e Pragës

Arifi paralajmëron krizë energjetike: Importi mund të arrijë në 400 milionë, qytetarët rrezikohen nga rritja e tarifave

Caktohet masa e paraburgimit ndaj katër të miturve, për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’

Politika – Deputetët dhe kultura e komunikimit në Kosovë!

Triumfi i Kombit/Shqiptarë, me 28 Nëntor protestoni për çlirimin e Shqipërisë nga korrupsioni e tradhtia!

Evropa përballë rrezikut të përshkallëzimit bërthamor: Raketa me rreze të gjatë veprimi dhe dilema e sigurisë me Rusinë

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Aktorja Hande Erçel, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në eventin Vogue Ball Arabia. Ajo u shfaq e…

Këngëtarja e njohur amerikane, Taylor Swift, pritet të rikthehet në skenën e ceremonisë së ndarjes së…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *