TË FUNDIT

Këmbësori, logjistikë e IT ushtarake- Maqedonci në Gjermani në ceremoninë e diplomimit të kadetëve

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në Berlin, pas përfundimit të studimeve trevjeçare në akademitë ushtarake të Gjermanisë.

Maqedonci ka bërë të ditur se kadetët janë diplomuar në fushën këmbësorisë, logjistikës dhe IT ushtarake.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, pata kënaqësinë të marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve tanë, të cilët përfunduan studimet trevjeçare në akademitë ushtarake të Gjermanisë.

Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues ushtarakë të Ministrisë Federale të Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Gjermanisë.

Urime Xheto Kelmendit për diplomimin në fushën e këmbësorisë, Leutrim Nikës në logjistikë, Gentri Azemit në IT ushtarake, si dhe Lavdim Sylejmanit dhe Betim Elshanit në polici ushtarake.

Pas diplomimit, ata do t’i bashkohen trupës së oficerëve të Ushtrisë së Kosovës dhe do t’i shërbejnë vendit me njohuritë e përgatitjen e fituar.

Deri më tani, 18 kadetë kanë përfunduar studimet në akademitë ushtarake të Gjermanisë, ndërsa 16 të tjerë po ndjekin studime ushtarake në akademi të ndryshme gjermane.

Përmes programit Military Training Assistance, mbi 80 pjesëtarë të FSK-së kanë marrë pjesë në trajnime të ndryshme në Gjermani.

Ky bashkëpunim po kontribuon në përgatitjen e kuadrove profesionale dhe në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse. E falënderoj Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, ndërsa kadetëve tanë u uroj suksese në shërbim të Republikës së Kosovës . /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *