POLITIKATË FUNDIT

“Katër javë për ta ndryshuar e plotësuar”, ende s’ka lëvizje për Ligjin e Speciales pasi u kthye në Kuvend

Presidentja Justina Shiroka-Pula ktheu në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara pas kërkesës që Grupi Parlamentar i PDK’së i bëri asaj. Kjo parti, e cila tha se kërkesën e bëri me synimin që rikthimi në Kuvend të “mundësonte plotësimin e dispozitave të caktuara dhe forcimin e sigurisë juridike të ligjit”, kërkoi që kjo të bëhet pa “vonesa të panevojshme”. Për më tepër u caktua një afat “brenda katër javësh”. Por gati një javë kaloi dhe asnjë hap s’është ndërmarrë deri më tani.

Partia Demokratike e Kosovës më 22 tetor ka kërkuar që ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar pas miratimit të ndryshimeve të tij në një seancë me nguti në mesnatën e 6 dhe 7 tetorit ku krahas këtij ligji u zgjodh edhe presidentja e re.

Qëllimi, sipas kërkesës së dërguar te presidentja nga Grupi Parlamentar i PDK’së, ishte që ai të plotësohej dhe të forcohej juridikisht.

“PDK-ja është krenare për nismën e saj ligjore dhe mbështetjen që ajo ka marrë. Mbrojtja e UÇK-së, e vlerave të luftës çlirimtare dhe mbështetja për çlirimtarët në Hagë mbeten përgjegjësi të panegociueshme. Ligji është i finalizuar në pjesën dërrmuese të tij. Rishqyrtimi synon një verifikim përfundimtar profesional dhe adresimin e elementeve që mund të pengojnë zbatimin e tij. Kërkesa është për rikthim në Kuvend, jo në Qeveri apo për nisjen e punës nga e para”, thuhej në letrën dërguar Shiroka-Pulës.

Aty PDK e thekson se “ky proces duhet t’i shërbejë finalizimit dhe hyrjes së ligjit në fuqi, pa vonesa të panevojshme”.

Më tej, PDK tregon pritshmëritë për afatin kohor se kur duhet të përmbyllet kjo procedurë.

“Presim që, ashtu siç e miratuam më 6 tetor 2026, ta miratojmë sërish brenda 4 javësh, duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur këtë ligj dhe që do të kontribuojnë në finalizimin e tij”.

Megjithëse gjashtë ditë kanë kaluar që kur Presidentja mori vendim, diskutimet në Kuvend nuk kanë nisur dhe as s’është lajmëruar ndonjë planifikim i mundshëm.

PDK ka ftuar ekspertët “që kanë shprehur gatishmëri” për të kontribuuar, përfshirë Avokatin e Popullit, t’i paraqesin propozimet e tyre konkrete.

Vendimin për kthim në Kuvend e kishte mirëpritur Bashkimi Europian, i cili fillimisht kishte reaguar me shqetësim kur ndryshimet e këtij ligji ishin miratuar nga Kuvendi i Kosovës më tetor. Pritjet e BE’së tash janë që ajo të konsultohet.

“Në frymën e letërkëmbimit mes përfaqësueses së lartë të BE-së dhe presidentes së Kosovës, përcakton modalitete të konsultimit me BE-në para ndryshimit të legjislacionit, presim që BE-ja të konsultohet nëse diskutimet rinisin në Kuvend”, tha një zëdhënës i BE-së.

Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës u bënë pas 21 ditësh protesta, ku u kundërshtua aktgjykimi dënues në shkallë të parë për krime lufte ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ndryshimet në ligj ndër të tjera parashohin ngushtim të juridikisionit të mandatit të Gjykatës, dënime deri në 15 vjet burgim, që shkalla e Supremes të zhvillohet në Kosovë dhe që të dënuarit të jenë subjekt i faljes presidenciale.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e ka dënuar fuqishëm vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.Në një reagim publik, EULEX-i ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe të…

2 A Group, një prej palëve të përfshira në konfliktin për aeroportin e Vlorës, që pretendon 49% të aksioneve të VIA-s, ka bërë një reagim të fortë për mediat, ku thotë se pronësia e Aeroportit nuk mund…

Djali i Arlinda Zekajt është dërguar për vizitë te tezet dhe dajtë, në shtëpinë ku kishte jetuar së bashku me nënën e tij, pasi iu dha lamtumira e fundit. Gjatë kësaj vizite, fëmija është shoqëruar nga…

Sot, është mbajtur seanca e radhës për të akuzuarit Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi të cilët akuzohen për veprën penale “Spiunazh”. Në këtë seancë ka dëshmuar A.K., zyrtar policor i cili gjatë…

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare nga Vitomirica e Pejës, nuk ishte një viktimë e panjohur për institucionet. Përkundrazi, rasti i saj kishte kaluar nëpër gjykatë, polici dhe prokurori. Kishte urdhër mbrojtjeje, kishte denoncime të…

Hoxha, në varrimin e Arlinda Zekajt, të cilës ia mori jetën kunati, ka bërë një lutje të fuqishme për popullin e Kosovës. Duke kërkuar drejtësi, ai bëri thirrje që këto raste të mos përsëriten, duke…

Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Radac. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë shumë qytetarë. I pranishëm ka qenë edhe djali i saj 12-vjeçar, që tashmë…

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë tri vendime për ricaktimin e lëndëve penale që ndërlidhen me rastin e Arlinda Zekaj-Sylajt, nga Prokuroria Themelore në Pejë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Sipas njoftimit…

Pasditen e së martës, Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit. Ajo para dy ditësh u vra nga ish-kunati i saj, që vazhdon të jetë ende në arrati. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë shumë…

Një person ka humbur jetën sot në vendin e punës në fshatin Dubravë të Istogut, në rrethana që dyshohet se lidhen me një aksident gjatë punës. Burime bëjnë të ditur se viktima është Xhemë Kadriu, nga fshati…

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i së ndjerës Arlinda Zekaj, ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Pejë, në seancën për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij. Seanca…

Profesori i sigurisë, Avni Islami, ka thënë se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor do të varet nga veprimet konkrete të qeverisë së re serbe dhe gatishmëria e saj për të ndërtuar marrëdhënie paqësore me vendet…

Ish-presidentja Vjosa Osmani e ka kujtuar heroin Ukë Bytyçi, në 24 vjetorin e vdekjes së tij. Përmes një postimi në Facebook, Osmani shkroi se Bytyçi luftoi për Kosovën me pendë e me pushkë. “UKË BYTYQI Që nga…

Anna Zhubi, shoqe e afërt e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga ish-kunati i saj në Pejë, ka folur për njohjen dhe raportin që kishte me të ndjerën. Zhubi e ka përshkruar Arlindën si një grua të dashur, të sinqertë dhe…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut me një takim me homologun Afrim Gashi. Sipas Haxhiut, në takim u diskutua forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar përmes komisioneve dhe grupeve…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar rezultatin e “Koalicionit Shqiptar” në zgjedhjet në Serbi, duke theksuar se bashkimi i subjekteve politike shqiptare ka sjellë 1.233 vota më shumë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2020. Kurti tha se…

Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt kundër vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për largimin e tij nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale. Gjykata ka vlerësuar…

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur dyshime të bazuara mirë se Jeton Sylaj ka kryer veprën penale “Kanosja” ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arlinda Zekaj. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Klan Kosovës, Blerta Ahmeti, fokusi kryesor…

Fëmija rreth 12-vjeçar i Arlinda Zekajt ndodhet në njërën prej strehimoreve në Kosovë, pas vrasjes së nënës së tij më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Këtë e kanë konfirmuar për Dukagjinin nga…

Mungesa e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Ekonomi ka nxitur debat mes deputetëve të pozitës dhe opozitës. Mospajtimet u shfaqën lidhur me rendin e ditës dhe…

Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur garën ndërkombëtare “Triumfi Dardan”. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, këtë vit gara shënoi pjesëmarrjen më të…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend, duke theksuar se raportet e Bashkimit Evropian ndër vite kanë evidentuar mangësi në këtë sektor. Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ai tha se…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, i shoqëruar nga ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj. Ministri Dukaj e uroi…

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt do të shqyrtojë veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e…

Ish-deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka kujtuar Ukë Bytyqin në 24-vjetorin e vrasjes së tij, duke rrëfyer bisedën e fundit telefonike që kishte zhvilluar me të natën e zgjedhjeve të vitit 2002. Veliu ka treguar se pas shpalljes së rezultateve…

Publicisti Milaim Nela ka reaguar me kritika të ashpra ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe mënyrës se si po trajtohet mundësia e ndryshimit të pushtetit përmes votës. Duke kundërshtuar krahasimet mes Ramës dhe presidentit serb Aleksandar…

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të ftohet javën e…

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas zhvillimeve në Prokurorinë Speciale lidhur me çështjen e granteve, duke thënë se ato janë ndarë vetëm mbi bazën e meritokracisë. Peci ka deklaruar se pas dy vitesh, siç i quajti…

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Hysri Selimi ishte dënuar me 6 vjet burgim për spiunazh. “REFUZOHEN si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale të Republikës së…

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se, pas hetimeve të vazhdueshme dhe intensive lidhur me rastin e zbulimit të gjysmë ton marihuanë në Maqitevë të Suharekës, ka arrestuar dy persona, M.A., dhe B.A.,…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e shpenzimeve për tremujorin e tretë të vitit 2026, përkatësisht për periudhën korrik–shtator, të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së…

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka kërkuar që Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme të mos votohet në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, por…

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar në parim Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME), me të cilin synohet krijimi i një kuadri ligjor për funksionimin e kësaj agjencie. Kryetari i…

Xhevat Dajaku ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kritikuar heshtjen shoqërore dhe mungesën e mbështetjes për familjet e viktimave. Në reagimin e tij, Dajaku ka theksuar se në një shoqëri ku krimi gjen përkrahje, ndërsa zëri…

Gëzim Mekuli ka reaguar ashpër pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kritikuar shfrytëzimin e kësaj tragjedie për përfitime partiake dhe personale. Ai ka ngritur shqetësime për mungesën e etikës dhe ndjeshmërisë njerëzore…

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, janë paraqitur lëvizjet e Muhamet Likës, pak minuta para vrasjes dhe lëvizjet e të akuzuarve. Raporti është paraqitur nga hetuesi policor në departamentin për krime të rënda dhe krim të…

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar Ukë Bytyçin, i cili u vra më 27 tetor 2002, së bashku me Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin, në ditën kur LDK-ja festonte fitoren në Suharekë. Abdixhiku e ka vlerësuar kontributin e…

Analisti politik Sadri Ramabaja, ka vlerësuar se fitorja e Listës së Studentëve në Serbi mund të shënojë fillimin e fundit të modelit autoritar të presidentit Aleksandar Vuçiq, por jo domosdoshmërisht ndryshim të politikës…

Mospajtimet për rendin e ditës kanë sjell përplasje mes deputetëve në Komisionin për Ekonomi. Arsye për ketë ishte vendimi i kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku, për të mosraportuar para komisionin në…

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim…

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit J.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e…

Policia ka bërë të ditur se ka kontrolluar shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit janë…

Letra me të cilën Arlinda Zekaj kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun ndaj jetës së saj, pak ditë para se të vritej, është vendosur në sheshin e Pejës, në shenjë proteste ndaj mosmbrojtjes së saj. “Deri…

Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Mehmeti Spanca, ka kërkuar zbatimin urgjent të rekomandimeve të auditimit për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë. Përmes një reagimi…

Gjykata Themelore në Ferizaj është rrethuar me njësi të shumta policore. Sot pritet të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin e policit të ndjerë, Muhamet Lika. Nën masa të shtuara të sigurisë, procesi gjyqësor…

Kryeministri Albin Kurti u ka dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë 72 orë për të vepruar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Kurti i paraqiti masat të…

Shaip Kamberi, deputet i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë nga Lugina e Preshevës, tha se mbetet të shihet nëse Lista Studentore do ta ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës pasi të formojë qeverinë e re në Beograd. Lista Studentore fitoi zgjedhjet…

Koalicioni Shqiptar, Kamberi: Ky bashkim është përgjigja jonë politike ndaj partisë-shtet të Vuçiqit

Babai i Auron Ferizit kundërshton vendimin: Do ta vazhdoj betejën deri në Gjykatën Supreme

“Na kanë përça, si kurrë më parë”, Koci kritikon politikën

Konflikti, Valon Ademi thyen heshtjen: Ose unë, ose Behgjet Pacolli duhet….

Legjenda e përkrenares së Skënderbeut: Dhurata e nënës arbërore që u bë simbol i kombit dhe i krenarisë

Pse kaq zemërim në Shqipëri?

Lugina e Preshevës në udhëkryq: Bashkimi politik, autoktonia dhe kufizimet e përfaqësimit parlamentar

Ndryshimi politik në Serbi: Shpresë për një Ballkan të qetë apo vetëm ndërrim pushteti?

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….

Bianca Censori ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje të guximshme, duke u shfaqur me një bodysuit të ngushtë pas…

Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke vënë në pah linjat trupore me një kostum…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *