Kastrioti mposhtet në Itali, por shpresa për kualifikim mbetet te ndeshja e kthimit
Kastrioti i Ferizajt është mposhtur nga Raimond Sassari me rezultat 37:28 në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll.
Kampioni i Kosovës pësoi humbje në përballjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në Sassari të Italisë, duke e bërë më të vështirë misionin për kualifikim në fazën tjetër të garës.
Skuadra ferizajase udhëtoi drejt Italisë me mungesa të rëndësishme, pasi nuk kishte në dispozicion katër lojtarë që janë pjesë e përbërjes startuese të ekipit.
Pavarësisht humbjes, Patryk Dawid Gregułowski ishte më efikasi te Kastrioti, duke shënuar nëntë gola. Adonit Isufi dhe Vuk Lakiçeviq kontribuuan me nga pesë gola, ndërsa portieri Rinis Asllani regjistroi tetë pritje.
Kastrioti do ta ketë mundësinë të kërkojë përmbysjen në ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet të dielën nga ora 19:15.
Ferizajasit do të synojnë të shfrytëzojnë përparësinë e terrenit vendas për të luftuar deri në fund për kualifikimin./ Telegrafi /
