Kaos para Topit të Artë 2026, tre futbollistë raportohen si fitues
Polemika kanë përfshirë ceremoninë e Topit të Artë 2026, pasi tri raportime të ndara në kanale të lidhura me çmimin kanë përmendur Lamine Yamalin, Kylian Mbappen dhe Harry Kane si fitues.
Sipas gazetës spanjolle MARCA , këto raportime kanë qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur spekulime dhe paqartësi rreth fituesit të çmimit prestigjioz individual.
Megjithatë, informacionet e publikuara nuk përbëjnë konfirmim zyrtar se cili futbollist e ka fituar Topin e Artë për këtë vit.
🚨🚨| NEW: The official Ballon d’Or website has published an article naming Harry Kane, Lamine Yamal or Kylian Mbappé as the winner.These are the ONLY three players with such an article. 👀 https://t.co/6yzHDX68tt — Kalshi FC (@KalshiFC) October 26, 2026
Sipas Daily Mail Sport , organizatorët janë alarmuar nga incidenti dhe kanë nisur një hetim për të përcaktuar se si janë publikuar këto informacione dhe çfarë masash duhet të ndërmerren.
Fituesi i Topit të Artë 2026 pritet të shpallet gjatë ceremonisë së mbrëmjes, ndërsa deri në njoftimin zyrtar, emrat e përmendur mbeten pjesë e raportimeve që kanë shkaktuar kaos dhe spekulime. /Telegrafi/
