Kamioni përplaset me disa automjete dhe përfshihet nga flakët – raportohet për 14 viktima në Fujairah të Emirateve të Bashkuara Arabe
Në një përplasje dhe zjarr, në të cilat u përfshinë një kamion dhe disa automjete të tjera në emiratin e Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë mbetur 14 persona të vdekur dhe janë lënduar 30 të tjerë, njoftoi policia të enjten.
Ky është një nga aksidentet rrugore më vdekjeprurëse në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Policia e Fujairah bëri të ditur se drejtuesi i kamionit humbi kontrollin e mjetit pak para mesnatës në rrugën "Sheikh Khalifa bin Zayed", pranë hyrjes për në Fujairah.
🚨🇦🇪 #UAE | #Fujairah: A fatal road accident occurred on Sheikh Khalifa bin Zayed Street at the entrance to Fujairah, involving a truck and several vehicles. The collision left multiple people dead and others injured. Police have launched an investigation. https://t.co/J2RrG3BHYI — Journalist Jyoti magan 🇮🇳 (@jyotimagan555) November 12, 2026
Sipas policisë, kamioni goditi një automjet tjetër, më pas u përmbys dhe përplasi disa automjete të tjera që kishin ndaluar për shkak të lëvizjes së ngadaltë të trafikut, përcjell Telegrafi.
Policia shtoi se në kamion shpërtheu një zjarr, i cili u përhap edhe në disa nga automjetet e dëmtuara.
Pesëmbëdhjetë nga të lënduarit janë larguar nga spitali, ndërsa 15 të tjerë vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor, njoftoi policia e Fujairah.
Mes viktimave kishte shtetas të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa autoritetet po përdorin testet e ADN-së për të identifikuar disa nga viktimat e tjera.
Ekipet e emergjencës, mbrojtja civile, ekipet e ambulancave dhe policia mbërritën në vendngjarje, shuan zjarrin, dërguan të plagosurit në spitale dhe siguruan zonën, bëri të ditur policia. / Telegrafi /
